Albspirit

Media/News/Publishing

Z. kryeminister, Vetingu duhet te filloje nga Ju dhe qeveria juaj…

Image result for albspirit

Romeo Gurakuqi

Askush nuk e ve ne dyshim se me ju Kryeminister, zoti Edi Rama, Shqiperia eshte bere nje vend me pak i jetueshen per shtetasit, nje vend me nje shoqeri dhe ekonomi ne depresion; nje vend ne te cilin varferia ka arritur nivele te paimagjinueshme; nje vend ne te cilin Klasa e Mesme e shoqerise, pesoi nje zbritje ne spikateshme ne te ardhurat, sigurine sociale dhe perspektiven jetuese e krijuese, ne krahasim me situaten pararendese; investimet e huaja dhe te diaspores po vijne e reduktohen drejt shifres zero; vendi eshte bere, jo vetem nje hapesire tranziti per krimin e organizuar, por edhe nje strehe e ngrohte e prodhimit dhe perpunimit te lendeve narkotike; nje vend nga ku rrjedhin pa kontroll, paraja ilegale drejt parajsave fiskale offshore; nje vend qe liria e nje tregu e operuar mbi rregulla eshte zevendesuar nga mbisundimi i monopoleve te licensuara dhe perforcuara edhe nga e kaluemja, i sherbimeve publike te dhena ne koncension nje grupi njerezish, me CV te vetme, ose afersine personale me ju i nderuar Kryeminister, ose militantizmin ne dy partite e establishmentit te majtizmit ekstrem, jo social-demokrat mirefilli europianist.

Nuk bej cudi, se ju do jeni Kryeminister i ketij vendi edhe ne mandatin e ardhshem, perderisa ju keni blere lirine e mediave , permes favoreve dhe kercenimeve individuale, te drejtperdrejta ose permes telefonimeve te koduara; keni “vdekur” nervin opozitarist te shoqerise civile e intelektuale, qe perkulet para jush ne cdo rast ceremonial dhe ne cdo kohe qe ju ua kerkoni sherbimin e radhes propagandistik;

Ju mund te mbeteni serish kryeminister i ketij vendi, perderisa nuk keni bere deklarim te ndryshem te ardhurash nga ai deklarim zyrtar qesharak; derisa keni aq para te filtruara nga veprimtarite ilegale dhe koncensionet legale te klienteve tuaj, derisa fitoni cdo zgjedhje edhe te parendesishme per ju, derisa keni shkaterruar profesionalizmin e Policise se Shtetit dhe depolitizimin e MpB, ne krye te te cileve, keni vendosur njerez jo serioze dhe te papjekur mjaftueshem, pjese e nje kupole krahinore ushtarake e policore, qe historikisht, ne 50 vite diktature, ka ushtrue dhunen ndaj desidences dhe krahinave te persekutueme te Shqiperise.

E kuptoj: Ju do jeni Kryeminister i Shqiperise derisa permes nje skeme gjigande, pergjoni , prigioni jete private, kontrolloni cdo njeri qe mendon ndryshe nga ju ne Shqiperi,synoni te kontrolloni cdo rrjet informativ e social, ne vend qe keto skema, t’i aplikoni ndaj krimit te organizuar, vrasesve e atentatoreve te botes se lire, afariste dhe intelektuale.

E pranoj: Ju do te jeni serish Kryeminister, ne qofte se nuk do detyroheni te ndryshoni Kodin Zgjedhor e do te lejoheni, nga mungesa e rezistences e organeve kushtetuese, per te kryer procesin e organizimit te zgjedhjeve, te pergatitjes se listave zgjedhore dhe te ndertimit te nje liste tuajen te zgjedhesve te Emigracionit Shqiptar te pas korrikut 1990.

Ju do te beheni Kryeminister ne qofte se Opozita e djathte, e qendres dhe e majte, nuk bashkohet ne nje skuader politike te vetme: ne nje Front te perbashket te quajtur Shtepia e Lirise dhe e Europianizimit te Shqiperise, duke lene menjane ndasite, per hir te vendit dhe popullit te vet. Shtyllat e perbashkimit ne kete nisme jane te qarta e te thjeshta, po aq sa mekanizmi bazuar ne sinqeritet, ekspertize, ndershmeri dhe udheheqesi.

Por nga ana tjeter e kendveshtrimit, ajo e partizaneve te Ancient Regime: Ju duhet te jeni serish Kryeminister, sepse misioni i Reconquista-s / Rilindjes se Pushtetit te Trashegimtareve qe perjashtojne, nuk mund te perfundohet ne kater vite, pa fshirjen e plote te cdo arritjeje te vertete qe ia arriti te perftonte ky popull i mjere dhe i varfer, ne procesin e instalimit te nje Rendi kushtetues demokratik, qe mbron lirite, respekton komunitetet dhe shperndan njelloj ne territor, te mirat she sherbimet.

Dua ta perfundoj duke thene se Ju nuk u bete kurre, ashtu sic premtuat dhe sikur ne enderruam pak caste: Kryeministri i te Gjithe Shqiptareve, pavaresisht bindjeve dhe prejardhjeve krahinore dhe kulturore.

Me ju Shqiperia u perca, me ligj administrativ, me shperndarje te strukures humane te administrates se larte e sherbimit diplomatik, me planifikim te buxhetit te shtetit cdo vit nga mesuesat e anglishtes te shnderruem ne kryefinanciere e rujates te thesarit, me shperndarje projektesh zhvillimore nga nje zyre qe nderron padrone dhe krah operacional, varesisht klimes politike ne vend; Shqiperia ne vend qe te behej me liberale dhe demokratike, u be me autoritare, me e bastardueme dhe Karta e saj e Lirive dhe shkelja e te drejtave te minoriteteve, arriti ne permasa te pa konceptueshme per bashkesine e shtetasve normale;

Une nuk dyshoj, qe ne qofte se ju do mbyllni kete mandat, ne qofte se nuk ju ndodhin papritur nga Aleatet, prerjet e fijeve te parave tuaja te skutave te erreta e transfertave me aeroplane te posacem, ne qofte se ju do te liheni per te qene “arbitri” e “garanti” i “zgjedhjeve te lira e te ndershme”, ju i nderuar KM, sigurisht do jeni serish Shefi i Ekzekutivit te Shqiperise. por tashme do jeni kryeminister ne nje demokraci fasade, plotesisht klienteliste, teresisht te zhbalancuar krahinarisht, ne nje vend qe njerezit me arsye ikin cdo dite dhe mbeten delet e tuaja, qe kane nostalgji per Diktaturen e Enver Hoxhes.

Shqiperia qe doni Ju zoti Edi Rama, nuk eshte Shqiperia qe dua une qe po i shkruaj keto radhe, dhe as ajo qe duan pjesa me madhe shqiptareve, qe e fillojne diten duke menduar per te ardhmen e femijeve te tyre, ne paqe, progres dhe edukim, nje vend ku respektohet dinjiteti i njeriut, nje strehe e dashur, mikpritese dhe integruese per bashkeatdhetaret tane te dijshem e patriote. Ne e duam Shqiperine vend te jetueshen per te gjithe, kurse ju me veprime, fatkeqesisht jo.

Prandaj une kembengul: Askush nuk duhet te ngaterrohet: ne qofte se ky vend dhe institucionet e tij, deshirojme t’i bejme me te pastra, te kemi me shume shprese dhe te mos genjehemi nga propaganda e mekatareve, atehere Vetingu duhet te filloje nga Ju, qeveria juaj dhe interpretet tuaj te flakes jakobiniste te komisioneve parlamentare

Please follow and like us: