Zamira K. nga Kavaja ‘dënd’ me dru bashkëjetuesin, arrestohet 33-vjeçarja
Policia e Kavajës ka arrestuar një shtetase 33-vjeçare, pasi ka rrahur bashkëjetuesin e saj. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasja Zamira K., 33 vjeç, banuese në Kavajë, e dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Policia sqaron se Zamira, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëjetuesit të saj shtetasit Xh. K., 34 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Forcat e rendit plotësuan për bashkëjetuesin kërkesë-padinë për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Please follow and like us: