Albspirit

Media/News/Publishing

Rama po shkatërron të ardhmen e shqiptarëve për të realizuar qëllimet e tij personale

Image result for albspirit
Kastriot Islami 

Borxhi në 2017 do të arrijë 1,1 trilion lekë ose rreth 11 miliard dollarë, duke u rritur në 4 vitet e qeverisjes Rilindja, pra nga shtator 2013 në 2017 me rreth 206 miliard lekë ose rreth 2.1 miliard dollar. Kjo është rritja më e madhe e borxhit në 25 vjet, qoftë si vlerë absolute qoftë si ritëm vjetor. Çdo familje shqiptare i është rritur borxhi në 4 vjet me rreth 3 milion lekë (të vjetra) ose me rreth 3 mijë dollarë duke arritur rreth 15 milionë lekë (të vjetra) ose rreth 15 mijë dollarë. Këto janë shuma që fëmijët e çdo familje shqiptare i kanë borxh.

****

Taksat janë rritur në vitet e Rilindjes, pra gjatë periudhës 2013-2017 me një ndikim në xhepat e biznesve dhe të qytetarëve me vlerë që arrin 147 miliard lekë ose rreth 1.5 miliard dollarë. Kjo ka bërë që shumë biznese të mbyllen dhe shumë qytetarë të varfërohen dhe për këtë arsye të largohen nga vëndi, Nga Shqipëria në këto katër vite, janë larguar drejt vëndeve të BE dhe kanë tentuar vizen amerikane rreth 15 përqind e popullsisë. Arsyeja kryesore është gjëndja ekonomike, mungesa e shpresës se ekonomia mund të përmirësohet.

****

Në zërin e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, gjatë katër viteve të Rilindjes, qeveria ka pasur në dispozicion 1.8 trilion lekë(të reja) ose rreth 18 miliard dollarë. Detyrimet e prapambetura nga qeverisja e mëparshme kanë qënë 50 miliard lekë(të reja) ose rreth 0.5 miliard dollar, pra rreth 2.78 përqëind e shumës së parave që Rama ka pasur në dispozicion për të shpenzuar për katër vitet 2013-2017. Gjatë kësaj periudhe pagat nuk janë rritur. Pensionet nuk janë rritur. Asnjë rrugë e re nuk është ndërtuar. Asnjë spital i ri nuk është ngritur ose rehabilituar. Asnjë shkollë e re nuk është ngritur. Janë rritur vetëm shpenzimet për luks qeveritar, për djeta, makina luksoze, udhëtime me avionë ose cartera,  fjetje në hotele me 5 yje. Rama me 641 punonjësit që ka në Kryeministri në vitin 2017 do të ketë një buxhet për djeta, hotele, makina, udhëtime me avion e tjerë rreth 3.8 miliard lekë ose rreth 38 milion dollarë. Do të harxhojë për të blerë makina luksoze rreth 1 milion euro dhe për ndërtimin e zyrave rreth 7.5 milion euro dhe paisjen e tyre me kolltuqe e objekte luksi rreth 6.6 milion euro.

****

Koncensionet kanë qënë një nga mënyrat për të shpenzuar 18 miliard dollarët që Rama ka pasur në dispozicion.  Në të vërtetë Rama s’ka aplikuar dhënie me koncesion por ka bërë tendera pa konkurim për një periudhë 10-15 vjecare, duke shpërblyer miqtë e klientelës së tij, me një vlerë që arrin shumën 7.2 milard lekë në vit për 10-15 vjet. Kjo do të thotë ndryshe, rreth 1 miliard dollarë është “borxhi” që kjo qeveri do tju varë në qafë për dhjetë vitet në vijim brezave të ardhshëm për të paguar miqtë e Ramës që kanë marrë nga Rama pa konkurim këto “koncensione”. Në zërin e shpenzimeve buxhetore, gjatë vieteve 2013-2017, të gjitha zërat kanë pasuar ulje: edhe arsimi, edhe shëndetsia, edhe asistenca sociale, edhe asistenca për papunësinë, edhe vecanërisht investimet, edhe zëri i pagave e pensioneve. Të vetmet që janë rritur janë shpenzimet për luksin qeveritar dhe për tja vënë në dispozicion kryetarëve të bashkive të Rlindjes për të rregulluar pedonalet, mbjellur palma…Dhe zëri i ri në këtë shpenzime janë koncensionet.

****

Gjëndja sociale gjatë viteve 2013-2017 është përkeqësuar ndjeshëm. Varfëria është rritur. Papunësia është rritur. Klasa e mesme është rrudhur deri në shkatërrim. Numri i profesionistëve dhe ekspertëve në administratën publike është ulur ndjeshëm. Pensionistër jetojnë shumë më keq, Të sëmurët trajtohen më keq ndoënse paguajnë nga xhepi i tyre më shumë. Numri i shqiptarëve është ulur më rreth 15 përqind sepse ata kanë emigruar në Europë e SHBA. Vendi ka më shumë të varfër se një vit më parë. Më shumë të papunë se një vit më parë. Më pak klasë të mesme se një vit më pare. Më pak profesionistë se një vit më parë, më pak të kualifikuar se një vit më parë…Më shumë të sëmurë të patrajtuar se një vit më parë. Pensionistët janë më të patrajtuar se një vit më parë. Ka më pak të arsimuar se një vit më parë dhe më pak studentë se një vit më parë. Ka më pak shqiptarë sepse janë larguar në emigracion më shumë shqiptarë. Studentë ka më pak se tarifat për në universitet janë rritur.   Cmimet e ushqimeve ndërsa pagat e pensionet kanë mbetur të pandryshuara, Cmimi i energjisë është rritur ndërkohë që mbifaturimet janë rritur. Ilacet janë më të shtrenjta kurse shërbimi mjeksor është më i keq. Fuqia blerëse është ulur ndërkohë që numri i bizneseve që kanë falimentuar është rritur.

****

Synimi i Ramës qartësohet në sondazhin e organizuar po prej atij vetë, me një rezultat të parafabrikuar: Ishim më mirë kur ishim më keq…Përfundmisht mund të thuhet se Rama po arrin qëllimet e tij për pushte personal duke shkatërruar jo vetëm PS por edhe vëndin e mbi të gjitha të ardhmen e shqiptarëve…

Please follow and like us: