Europa e 2017 përballë dilemave elektorale dhe nacionalizmit
Në vitin 2017 shumë qytetarë ë të BE-së do të thirren për të marrë vendime në lidhje me udhëheqjen e vendit dhe do të japin verdiktin e tyre para kutisë së votimit. New York Times shkruan se ky do të jetë një vit për nerva të forta politike.http://www.nytimes.com/2016/12/05/world/europe/europe-election-populism-germany-france-italy.html?_r=1
Analistët besojnë se rezultatet e zgjedhjeve në Itali, Francë dhe Gjermani mund të çojnë në fragmentarizimin e BE-së për shkak se forcat nacionaliste të këtyre shteteve janë duke fituar gjithmonë e më shumë terren, pasi njerëzit ndihen të papërfshirë në vendimet politike dhe të pasigurtë për shkak të krizës ekonomike, refugjatëve dhe frikës nga terrorizmi që ka pushtuar vendet e tyre.
Hollanda do të jetë e parë që do të shkojnë në zgjedhje nga vendet e Bashkimit Europian në 2017. Përballë do të jenë udhëheqësi i ekstremit të djathtë holandez “Partia e Lirisë” Geerd Vildres dhe kreu i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, Mark Rutte. Rutte nuk është një kundërshtar i lehtë për Ëilders dhe holandezët nuk parashikohet t’i falin një fitore të lehtë askujt. Çështjet kryesore të fushatës do të jenë emigracioni, ekonomia, qëndrimi ose jo në BE, tregu i punës, vitet e daljes në pension dhe shpenzimet e mbrojtjes.
Holandezët janë të ndarë dhe asnjë parti nuk do të jetë në gjendje të qeverisë e vetme pa një koalicion me parti të tjera. Nga beteja elektorale e 15 marsit kanë mbetur edhe 75 ditë dhe parashikimet nxjerrin një fitues të qartë. E veçantë është se në këto zgjedhje ” zbret ” për herë të parë partia e emigrantëve e quajtur “Denk” dhe do të thotë “Mendoje.” Nuk ka ndonjë prtishmëri që ajo të fitojë zgjedhjet, por shihet si një fillim i mirë për t’iu kundërvënë gjuhës së urrejtjes që përhapet me shpejtësi në territorin evropian.
Jo pak shqetësuse është kandidatura e kryetares së Frontit Nacional Francë , Marie Le Pen për të fituar presidencën. Ajo e konsideron të sigurtë kalimin e raundit të parë të zgjedhjeve më 23 prill dhe ka shpresa të mëdha për betejën finale të 7 Majit. Për shumë analistë, republikani Qenndrës së Djtahtë, Fransua Fillon mbetet favorit, duke kujtuar se në vitin 2002 votuesit francezë me parullën “mirë një hajdut sesa një fashiste” votuan për Jacques Chirac në garën kundër babait të Le Pen. Por të tjerë thonë se askush nuk e besonte se në SHBA do të fitonte Trump apo në Britani do të mbizotëronte Brexit.
Ndërsa Franca përballet me “fantazmat” e ekstremit të djahtë të Marie Le Pen, Merkel në Gjermani të përballet me vetveten e saj. Kancelarja gjermane, e cila mban postin nga nëntori i vitit 2005, ka njoftuar se do të kërkojë një mandat të katërt. Bazuar në të dhënat e deritanishme, Merkel hyn në epokën e “tërmeteve” politike është ndoshta është i vetmi faktor stabilizues për Europën.