Albspirit

Media/News/Publishing

Fatmire Fetai shpallet “Njeriu i Vitit” nga maqedonasit

Prokurorja speciale shqiptare e Maqedonisë, Fatmire Fetai është shpallur si personazh i vitit nga gazeta maqedonase “Utrinski Vesnik”.

Personazhet e tjera nuk janë të fushës publike, ku bijnë në sy biznesmenë dhe njerëz të shoqërisë civile.

Musai është e vetmja zyrtare shtetërore që ka pasur edhe përkrahjen e publikut, sidomos nga shqiptarët.

Prokuroria Speciale ende nuk ka futur brenda ndonjë “peshk të madh”, por sipas mediave maqedonase, kjo fazë do t’i përkasë këtij viti.

Ajo punon në krah të Katica Janevas, kreres së Prokurorisë Speciale në Maqedoni, krijuar si instancë në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos, por që shfaqet më autoritare dhe më e frikshme se kolegia e saj maqedonase.

Please follow and like us: