Fillon gara për anëtarët e KLGJ
Me hapjen rrugë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, të Ligjit të “Vetting”-ut, fillon gara edhe për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGj).
Në funksion të kësaj gare, Gjykata e Lartë ka publikuar në faqen e saj të internetit formularët më të fundit, që e akne detyrim ti plotësojnë gjyqtarët, kandidatë për anëtarë të KLGj.
Njëri formular ”për dhënien e informacionit për të afërmit”, e vë gjyqtarin kandidat për anëtarë të KLGj-së, përballë detyrimit të deklarojë të afërmit e tij, të shkallës së dytë dhe shkallës së parë, me aktivit et të mundshëm në fushën e avokatisë apo biznesit, konkretisht i klasifikuar si tatimpagues i madh.
Ndërsa formulari tjetër, është individual, “për dhënien e mbështetjes kandidatit prokuror për anëtarë të këshillit të Lartë të Prokurorisë” dhe me detyrimin për tu plotësuar nga prokurat e tjerë, të cilët i japin mbështetjen ndonjë kolegut të tyre të mundshëm, për të garuar për anëtarë të KLP-së.
Për gjyqtarët, kandidatë për garën e KLGj-së, detyrim është edhe plotësimi i formularit të vetëdeklarimit të “Garantimit të Integritetit”, në bazë të ligjit nr. 138/2015.
Në funksion të kësaj gare, Gjykata e Lartë ka publikuar në faqen e saj të internetit formularët më të fundit, që e akne detyrim ti plotësojnë gjyqtarët, kandidatë për anëtarë të KLGj.



Please follow and like us: