Gardh kufitar me Kanadanë?
Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërkuar një sasi të madhe informacionesh nga Departamenti i Sigurisë, lidhur me kapacatitetet që kanë të bëjnë me emigrantët. Takimi është zhvilluar më 5 dhjetor dhe ekipi i Trump ka kërkuar të ketë akses për të gjitha asetet të vlefshme për muret në kufij dhe ndërtimin e barrierave. Po ashtu janë kërkuar të dhëna për kapacitetet e departamentit për zgjatjen e kohës për izolimin e emigrantëve, për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufij. Të gjitha çështje që kanë të bëjnë me premtimin e madh të fushatës elektrorale të Trump për kufizimin e emigrantëve dhe për ndërtimin e një muri me Meksikën.
“Në përgjigje të kërkesave të bëra stafi i doganave dhe i Mbrojtjes së Kufijve identikoi më shumë se 400 miljë në kufirin SHBA-Meksikë dhe pothuajse të njëjtën distancë në kufirin SHBA-Kanada, ku mund të ngrihen gardhe të reja”, referon “Reuters” dokumentet zyrtare.
Nuk dihet nëse një mur kufitar do të ngrihet edhe me Kanadanë, meqenëse premtimi i Trump lidhej vetëm me Meksikën. Ekipi i Trump ka kërkuar të dhëna edhe për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufirin me Meksikën për të monitoruar trafiqet. Programi quhet “Operacioni Falanga” dhe presupozon angazhimin e 1200 njerëzve, personel ajror në ktë proces.
Janë marrë në administrim të gjitha kopjet e urdhërave ekzekutivë apo direktivave të Barack Obamës që nga viti 2009 drejtuar agjentëve të imigracionit. Duket se për çështjen e sigurisë dhe të imigracionit Trump nuk ka blefuar aspak. Reuters shton se nga leximi i raportit zyrtar rezulton se ndërtimi i gardhit kufitar në veri do të kushtojë 3.3 miliardë dollarë dhe do të shtrihet në 452 milje për të përfshirë shtetet e Washington, Idaho, Montana, New York, Vermont, New Hampshire dhe Maine.
Në jug kërkohen 413 milje të tjera që do të kushtojnë shumë më tepër: 11.37 miliardë dollarë ndërkohë që nga Kanadaja për vitin 2015 depërtuan 2 626 imigrantë, kurse nga Meksika, 331 333.
http://www.reuters.com/article/us-usa-border-trump-exclusive-idUSKBN14N0TY