Personat më të kërkuar nga policia shqiptare
Policia shqiptare vazhdon të kërkojë 709 persona, të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga prodhimi e shitja e narkotikëve, vrasje, dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e deri te krime kundër njerëzimit.
Në mesin e të kërkuarve është edhe Besnik Zykaj, i lindur me 28 prill 1963 në Vlorë. Është dënuar me burgim të përjetshëm për veprën krime kundër njerëzimit.
Altin Arapi, i lindur më 23 janar 1971 në Vlorë, është i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën vrasje në rrethana cilësuese dhe vjedhje me armë në bashkëpunim.
Orik Shyti, i lindur më 04 tetor 1976 në Elbasan është i dënuar me burgim të përjetshëm me veprat akte terroriste, vrasje në rrethana cilësuese, vjedhje me pasojë vdekjen, vjedhje me armë, vjedhje me dhunë.
Ervin Dhimokrat, i lindur më 20 nëntor 1974 në Tiranë është i dënuar me burgim të përjetshëm me veprën vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen, transmeton arbresh.info.
Gentian Tako, i lindur më 19 shtator 1975 në Tiranë është dënuar me burgim të përjetshëm me veprën vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër.
Ndërsa, si i kërkuar me më së shumti vite burgim është Arlind Hyseni, i lindur më 16 qershor 1985. Ai është i dënuar me 25 vjet burgim për veprën vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim. Kurse, Bujar Morava, i lindur më 08 prill 1972 në Korçë, është i kërkuari me dënimin më të vogël. Ai është dënuar me 5 vite burgim për veprën marrëdhënie seksuale me dhunë.
Veprat penale të cilat janë më të shpeshta tek 709 të kërkuarit e Policisë së Shqipërisë janë prodhim e shitje narkotikësh, për vrasje dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.