Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmi i Stambollit, fundi i përgjakshëm i një viti të zymtë

Nic Robertson 

Sulm tragjik terrorist gjatë Vitit të Ri në Stamboll, ka një mesazh tejet të qartë: 2017-ta ka filluar dhe shumë ngjarje të ngjashme pritet të vijnë. Jehona e plumbave hakmarrës në një natë të tillë , që festohet botërisht, do të kumbojë gjatë dhe fortë.

2016-ta ka hedhur tashmë një bazë të tmerrshme dhe të përgjakshme kaosi për qytetarët e Turqisë: Dhjetëra sulme, nga maja lindore e Evropës në Stamboll deri në kufirin jugor të Turqisë me Sirinë. Javët e fundit të vitit kaluan mes plumbave , shpërthimeve në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Stambollit, masakrave në rrugët e qytetit të mbushura me turistë, për të përfunduar me vrasjen e ambasadorit rus në kryeqytetin e Ankarasë, gati 12 ditë më parë. Duket se sulmet e muajve të fundit të 2016-ës do të kulmonin me masakrën e klubit “Reina” aq sa të gjithë kishin një ndjenjë se ishte e pashmangshme: në qoftë se nuk do të kishte ndodhur saktësisht aty, do të ishte sulmuar një vend i ngjashëm. Gati dy muaj më parë, Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi se “grupet ekstremiste po vazhdojnë përpjekjet agresive për të sulmuar qytetarët e amerikanë, në pjesën qendrore të Stambollit, ku jetojnë shumica e tyrë.”

Në një vit, Turqia është shendërruar nga një destinacion popullor turistik në një vend të pasigurt terrorist. Ky nuk është një reputacion që çdo vend dëshiron, aq më pak Turqia, ekonomia e të cilës, ndodhet në fije të perit, pas grushtit të shtetit verën e kaluar. Ka dy grupe terroristësh që synojnë Turqinë në këtë moment: kurdët dhe islamikët radikalë. Tashme do të jetë e lehtë ta justifikosh rritjen gjithnjë e më shumë të autokracisë së fuqishme të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por edhe do të jetë e lehtë ta thjeshtëzojë këtë rrëmujë duke e bërë Turqinë një vend gjithnjë e më pak laik Megjithatë, Erdogani ka në dorë fatin e Turqisë më shumë se çdo person tjetër. Katër vjet më parë ai i dha fund tre dekadave konflikti të përgjakshëm me kurdët e vendit. Ata përbëjnë një të pestën e 80 milion banorëve të Turqisë.

Dhjetëra mijëra vdiqën në këtë konflikt terrori, ndërkohë që luftonin me shtetin për të drejta më të mira. Paqja erdhi popullaritet, partia laike kurde fitoi disa vende në zgjedhjet kombëtare në vijim. Por fitorja tyre kërcënonte kontrollin e Erdoganit mbi Parlamentin turk. Ndërkohë që po luftonte konfliktet e brendshme, lufta në Sirinë fqinje arriti pikën e vlimit. Shtetet e Bashkuara bënë një marrëveshje me Turqinë për përdorimin e bazës ajrore “Inçirlik” afër kufirit me Sirinë, në mënyrë që të goditnin objektivat e ISIS-it. Në këmbim, Turqia ra gjithashtu dakord për të goditur “terroristët”. Por, kur Turqia ndërmori sulmet, fokusi i tij nuk ishte ISIS-i, por armiqtë e saj të vjetër: kurdët, për të cilët ajo kishte frikë, se ishin duke fituar terren brenda Sirisë. As ISIS-i as kurdët nuk kanë ndonjë arsye që të zvogëlojë sulmet e tyre dhe Turqia është më shumë se kurrë nën shënjestre e tyre.

Kurdët do të fokusohet në caqet ushtarake dhe policore si dhe objektet civile, tashmë një pjesë e jetësore e “paketës së tyre të terrorit”. ISIS do të bie godasë edhe perëndimorët dhe për të dobësuar shtetin turk. Ata do të synojnë turistët për të goditur ekonominë dhe do ti shpallin luftë të hapur laikëve të Turqisë, plagë që Erdogan i ka hapur tashmë midis konservatorëve dhe më pak fetarëve. Qëllimi i ISIS-it do të jetë të krijojë kaos dhe kurdët do të vazhdojnë luftën e gjeneratave, një ogur ky aspak i mirë për Turqinë, fqinjët e saj në Europë apo aleatët e saj në Uashington. Është e qartë se 2016 vrau rendin aktual, por 2017-ta duket se ka filluar të pikturojë në një kanavacë të errët.

Please follow and like us: