Zuckerberg heq dorë nga ateizmi, i rikthehet besimit
Mark Zuckerberg është përsëri një besimtar i devotshëm. Themeluesi i rrjetit social Facebook i cili më parë njihej si ateist, zbuloi javën e kaluar se religjoni tashmë është përsëri pjesë e jetës së tij.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Facebook ai shprehej: “Gëzuar Krishtlindjet dhe Hanukkah nga Prishila, Maks dhe unë.”
Një prej fansave të tij i drejtoi pyetjen në një komente: “A nuk je një ateist?” Dhe Zuckerberg u përgjigj: “Jo. Jam rritur si hebre dhe kaloja një periudhë ku shumë pyetje më lindën në kokë e tashmë besojmë se religjoni është pjesë shumë e rëndësishme e jetës,” shkroi ai.
Bashkëshortja e tij praktikon besimin Budist. Madje në një udhëtim në Kinë ai ishte lutur përpara objektit fetar “Goose Pagoda” në Xian të Kinës.