Albspirit

Media/News/Publishing

10 fetë e reja të të post-modernizmit

Për mijëra vjet, njerëzit janë përpjekur të shpjegojnë botën që i rrethon. Me kalimin e kohës, ata kanë arritur në përfundimin se duhet të ekzistojnë forca superiore, të cilat krijojnë dhe kontrollojnë Tokën, duke qenë se njerëzit nuk mund të kuptojnë dhe të shpjegojnë gjithçka që lidhet me ta, ose me vendin ku ata jetojnë. Nga këtu vjen nocioni i adhurimit të këtyre forcave, përmes krijimit të doktrinave të adhurimit, ose thënë ndryshe feve. Në periudhën moderne, u kuptua se qindra mijëra vitet e adhurimit dhe ideologjive të përdorura nuk funksiononin më. Kisha humbi rolin e saj, në filozofi dhe në letërsi u shpall vdekja e Zotit abstrakt dhe roli i fesë u ul ndjeshëm. E megjithatë, meqë njeriu për nga natyra beson – duhet të besojë diku ose ndokënd, në mënyrë që të sistemojë kuptueshmërinë e tij mbi veten dhe botën, shumëkush ka zgjedhur të besojë në disa fe të reja, mësimet e të cilave nuk janë ortodokse; madje nganjëherë duken të çuditshme, apo qesharake.

Ndonëse religjionet e mëposhtme mund të jenë qesharake për shumë lexues, këto sisteme besimi janë të rëndësishme për të kuptuar disa prej prirjeve të shoqërisë bashkëkohore, çka na ndihmon të kuptojmë gjendjen në të cilën ajo ndodhet.

1- Diskordianizmi

10

Diskordianizmi është themeluar nga Malaklipsi, i Riu dhe Omar Khayyam Ravenhurst, në vitin 1958-1959. Simboli i tyre është Chao i shenjtë. Përkufizimi/doktrina kryesore: “Shoqëria Diskordiane nuk ka përkufizim”. Nuk është e qartë në Diskordianizmi është përqeshje e fesë apo jo. Diskordia, nga spanjishtja, do të thotë mosmarrëveshje. Ky besim mëson mbi supremacinë e mosmarrëveshjeve dhe anarkisë. Ata nuk adhurojnë gjë, por janë të interesuar për Erisin, zotin e mosmarrëveshjeve. Ata gjithashtu besojnë se gjithçka është e vërtetë, madje edhe gënjeshtrat.

 

2- Kibiologjia

9

Kibiologjia është themeluar nga James “Kibo” Parry në vitin 1989. Sipas burimeve të ndryshme, Kibiologjia është kundërvënia satirike e Shkencologjisë, ndonëse korrelacioni mes tyre është i paqartë. Kibiologjistët ndjekin mësimet me humor të Kibo-s, i cili ka pasur prani intensive në internet në vitet ‘90. Shumica e teksteve përfshijnë anekdota, fakte dhe histori të shkurtra humoristike. Kibo ka qenë kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu ka krijuar një faqe me batuta të ngjashme me ato të Chuck Norris.

 

3- Kisha e Google

8

Gjiganti i kërkimit Google.com është sot motori më i madh i kërkimit në të gjithë botën. Nismëtarë të tij kanë qenë studentët e atëhershëm të Universitetit Stanford në Kaliforni, Larry Page dhe Sergey Brin, por ata nuk e kishin menduar se një ditë shpikja e tyre do të kthehet në një besim. Ka njerëz të cilët besojnë se Google, duke qenë i kudopranishëm, është vullneti më i lartë i njerëzve në dëshirën për të njohur dhe për të përballuar Zotin. Google mund të zgjidhë të gjithë problemet përmes njohurive dhe dija është pushtet.

 

4- E enjtja e fundit

7

E enjtja e fundit është themeluar nga Michael Keene në 1996. Hipoteza e besimtarëve pretendon se nuk ka asnjë provë që historia nuk është krijuar dhe implementuar nga Zoti si një test për ne. Ata marrin si argument kockat e dinozaurëve, të cilët u vendosën në tokë për të testuar besimin tonë. Këtë argumenton Shën Agustini në librin “Qyteti i diellit”, ku pohohet se historia është skicë dhe plan i Zotit. “E enjtja e fundit” e merr këtë çështje në një nivel tjetër: nuk ka asnjë provë që gjithësia të mos jetë krijuar të enjten e fundit. Ata besojnë se Ti je Zoti dhe se Ti ke krijuar një kopje të vetes, ke krijuar botën dhe po teston vetveten. Kështu që, ose silluni mirë, ose ndryshe do të ndëshkoheni nga Vetja ditën e gjykimit (të enjten e ardhshme). Disa mendojnë se ky sistem besimi është në fakt një satirë ndaj idesë tradicionale fetare, sipas të cilës, Zoti shpërblen ose ndëshkon në jetën tjetër, por të tjerë mendojnë se besimi i këtij sekti është i mirëfilltë.

 

5- Kisha e nën-gjenive

6

Kisha e nën-gjenive është themeluar nga J.R. “Bob” Dobbs në vitin 1950. Kisha e nën-gjenive parodizon Shkencën, Epokën e Re, Krishterimin, teoritë konspirative, kulturën pop dhe qeverinë. Themelet e kishës bazohen në idetë e lirisë, humorit, parave dhe luksit. Nga të gjithë religjionet post-moderne të renditura në listë, kjo është e vetmja që ka për pjesëtarë njerëz shumë të pasur. Ata bëjnë shumë pushime dhe kanë një hyjni, Bobin dhe gruan e tij, Connie, e ashtuquajtura anti-virgjëresha. Ata kanë një mënyrë organizimi tepër komplekse, pjesë e të cilës mund të jeni nëse paguani taksën fillestare prej 30$.

 

6- Kampi i kryqëzimit për Cthulhu-në (CCC-ja)

5

Doktrina e tyre themelore përmblidhet nga pyetja: Pse duhet të kemi frikë nga vdekja? Grupi bazohet në krijimin e miqësive dhe krijimin e marrëdhënieve të ngrohta, në sajë të të cilave mund të përballohet më lehtë frika nga vdekja. I vetmi qëllim i religjionit është t’i lutet Zotit Cthulhu, hyjni i krijuar nga një autor i trillit shkencor. Ky besim është i njohur ndryshe edhe si besimi CCC. Sipas besimtarëve perëndia Cthulhu është duke fjetur, por kur të vijë koha që ai të zgjohet njerëzit do të mërziten, përveç atyre që besojnë në të, domethënë pjesë e besimit CCC.

 

7- Kisha e Emaks dhe Kisha Vi

4

Lufta midis botuesve, e filluar disa vite më parë, krijoi një betejë mes atyre që përdornin emak dhe atyre që përdornin vi. Sipas Kishës së Emaksve, emaku përfaqëson të mirën, ndërsa vi të keqen dhe anasjelltas. Sado e pabesueshme mund të duket, një rivalitet i tillë mes dy metodave të botimit, mund të marrë përmasa të tilla, të ashtuquajtura religjioze.

 

8- Iglesia Maradoniana

3

Iglesia Maradoniana është themeluar më 30 tetor 1998 nga shumë tifozë të pasionuar pas Diego Maradonës. Ky sekt merret me studimin e biografisë së Maradonës, shikimin e ndeshjeve ku ai ka luajtur, intervistave që ai ka dhënë. Shkurt: gjithçka në lidhje me Diego Maradonën. Ka raste kur diskutimi për një gol shkon me ditë të tëra. Ja pra, edhe sporti mund të fetarizohet. Diego Maradona është Zoti i tyre.

 

9- Tempulli Thee

2

Themeluar nga Psychic TV, Coil dhe Current 93 në vitet 1980. Tempulli Thee është themeluar nga Psychic TV, Coil dhe Current 93 në vitet 1980. Themelimi erdhi me qëllim thyerjen e shumë kufizimeve që ndjenin anëtarët. Ata ndjenin se shoqëria vendoste shumë stigma mbi atë që është “e drejtë” apo “e gabuar”. Anëtarët janë shumë të përfshirë në praktikat kulte dhe magjike, si dhe të interesuar për artin. Shumë prej tyre për shembull do të kryenin të njëjtin rit në orën e 23-të të ditës së 23-të të çdo muaji.

 

10- Pastafarianism

1

Pastafarianism është themeluar nga Bobby Henderson në vitin 2005. Në një letër të hapur në shkollën në Kensas, Bobby Henderson sfidoi shtetin dhe i kërkoi që të përfshinte versionin e Dizanjit Inteligjent, që ai kishte krijuar ose të shfuqizonte kurrikulën ekzistuese. Ai jep argumente bindëse për sistemin e tij të besimit dhe pretendon se ai ka dokumente të shkruara që bota është krijuar nga një mostër spageti fluturues. Ai kërkonte që, nëse Bordi do të vendoste të përfshinte në sistemin shkollor besimin në Zotin katolik, duhej të përfshinte edhe mësimet e tij.

Please follow and like us: