10 ndërtesat më të famshme të botës
Liria e medias përfaqëson fuqinë e një shteti, ajo lejon demokracinë të mbizotërojë dhe ndihmon njerëzit të ngrenë zërin për çdo problem. Nga ana tjetër është një mjeti i përsosur për të gjeneruar të ardhura të mëdha.
Më poshtë po ju listojmë disa nga shtetet që kanë industrinë më të mirë të medias në botë.
5- Indi
Aktualisht, industria mediatike në Indi përbëhet më shumë nga sektori privat, i cili është i lirë dhe i pavarur. Sot në Indi ka më shumë se 70.000 botues gazetash dhe rreth 690 kanale satelitore. Thuhet se ajo ka tregun më të madh në botë për publikimin e gazetave. Çdo ditë aty shiten më shumë se 100 milion kopje. India gjithashtu ka një industri shumë të mirë muzikore, e cila ka ndihmuar në progresin e kinemasë së saj të pavarur.
4. Kanada
Edhe pse shumica e produkteve të medias kanadeze janë lënë në hije për shkak të mediave amerikane, kjo industri ka arritur të ketë sukses në gjenerimin e të ardhurave në shkallë të madhe për vendin. Media private këtu edhe pse është e lirë nuk është plotësisht e pavarur, pasi ajo kërkon ndihmën dhe ndërhyrjen e qeverisë për ta mbështetur.
3. Korea e jugut
Ashtu si shtetet e tjera, media e Koresë së Jugut përbëhet nga: radioja, kinemaja, televizioni, gazeta, revista dhe interneti. Që në fillim shtypi korean pasur një kontakt shumë nacionalist, ai ka hasur edhe kundërshtime të madha politike si edhe censurën gjatë shekullit të 20, por sot gjendja ka ndryshuar. Në vitin 1987 qeveria shfuqizoi ligjin themelor për shtypin, kurse kanalet televizive filluan të përhapen me një rritëm të shpejtë që nga viti 1990. Korea prezantoi me sukses sistemin e transmetimit satelitor në vitin 2002, i cili solli një revolucion në industrinë e medias.
2. Anglia
Mediat britanike janë ndër më të sukseshmet në botë. Sektori publik shtetëror mbulon pjesën më të madhe të industrisë dhe Londra është qendra e të gjitha kanaleve televizive kombëtare. Ajo gjithashtu ka industrine e vet të kinemasë dhe të muzikës , të cilat gjenerojnë mjaft të ardhura.
1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Industria e medias në SHBA përbëhet nga: kinemaja, televizioni, gazetat, revistat dhe media online. Ajo ka gjithashtu edhe një nga industritë më të mëdha të muzikës.