Albspirit

Media/News/Publishing

10 shtëpitë më të famshme në botë

Versaja

Kjo shtëpi e shtrenjtë u ndërtua nga Luigji XIV. Si rezidencë përmban 6000 metra katrorë hapësirë të lirë. Me pothuajse çdo dysheme dhe çati të larë në flori, shtëpia vërtet që shkëlqen gjatë gjithë kohës. Kopshtet përrallore shoqërojnë pamjet e kësaj ‘shtëpie’ përgjatë çdo dritareje apo ballkoni.Një nga kryeveprat arkitekturore.


Shtëpia e Bardhë

Ajo çka e bën Shtëpinë e Bardhë të ruajë klasifikimin nuk është vetëm numri i dhomave apo dizajni, por vetë historia që ka shtëpia. E transformuar nga të gjithë presidentët e Amerikës ndër vite, Shtëpia e Bardhë përmban kopshtin me skultupturat më elegante, dhomat e dizenjuara nga arkitektët më me famë dhe mobiljet të përzgjedhura nga vetë presidentët.


Pallati Windsor

I ndërtuar nga William Zotëruesi, pallati Windsor qëndron midis veriut të Londrës dhe lumit Thames. Me afërsisht 4000 metra katror hapësirë të lirë, kështjella është një nga shtëpitë më gjigante në botë.Gjithsesi nuk është madhësia ajo që e bën këtë pallat kaq të bukur por magjia e rrugës që të çon aty, dera e hekurt qëndron në fund të një rruge me gura shkëlqyes dhe pemë. Megjithë ndërtimin e saj nuk ka dyshime se Windsor është një nga 10 më të mirat!


Kështjella ‘Bran’

Vendosur në majën e kodrës Romanian, kështjella është e njohur më mirë si shtëpia e karakterit të Bram Stoker, konti Drakula. Kjo e bën shtëpinë një nga më të veçantat. Çatia e ngjyrosur e bën kështjellën të veçohet nga gjelbërimi i kodrës, është një nga ndërtesat që një turist nuk do të donte  ta linte pa vizituar.


Kështjella e Strasolo Di Sopra

Në veri të Italisë, kjo kështjellë ka qenë pronë e familjes Strassoldo për rreth 1000 vite. E rrethuar nga kopshte luksozë, disa nga muret e shtëpisë janë të mbuluar butësisht nga bimë kacavjerrëse. Çatia prej druri dhe muret e gurit e bëjnë atë vepër karakteristike të arkitekturës italiane.Për vëmendjen që kjo shtëpi vazhdon të tërheqë ndër vite, qëndron në 10 më të mirat.


Updown Court

Në ankandet e Anglisë të vitit 2006 kjo shtëpi arriti të cilësohet si shtëpia më e shtrenjtë në botë. E ndërtuar me materiale të veçanta si mermeri Italian, shtëpia përmban 24 dhoma, secila me tualetin privat prej mermeri.Rruga që të çon aty është po ashtu prej mermeri. Personat qe vendosin të jetojnë aty nuk janë të friksuar, pasi në rast se dikush përpiqet të hyjë në shtëpi, do të arrinte direkt në dhomën e ‘panikut’.


Toprak Mansion

Kjo shtëpi ofron modernitet dhe stil. Në veri të Londrës, është shtëpia që mirëpret vizitorët në ashensorin e saj me xham të dyfishtë. Shtëpia është e mbrojtur nga dyer të hekurta. Në 2008 ajo u shit për 500 milion paund. Ndërkohë që çmimi i saj nuk ofron vetëm sigurinë, por edhe stilin e saj unik.


Hala Ranch

Në Aspen, Colorado kjo shtëpi e bukur përmban balancin perfekt midis punës me dru dhe gurit. Dritaret me xham platin,  reflektojnë qiellin duke e bërë rezidencën të duket sikur po fluturon. E rrethuar nga 95 hektarë tokë të lirë, mbase kjo shtëpi me të vërtetë po fluturon.


Kështjella ‘Hearst’

Në Kaliforni ndodhet shtëpia e artistit William Randolph Hurst. Shtëpia përmban pishinë të brendshme të dizenjuar me stilin roman dhe një pamje të ngjashme me kështjellat më të famshme Europiane.


Kështjella ‘Balmoral’

Sërish në Britani, kështjella ‘Balmoral’ është e mbyllyr për vizitorët gjatë muajve të verës, pasi vetë mbreteresha pushon aty. E preferuara e mbretëreshës Viktoria dhe princit Albert, Balmoral ka qëndruar rezidenca e preferuar e mbretëreshës edhe në ditët e sotme.

Please follow and like us: