6 ndërtesat më të bukura të ndërtuara vetëm me xhama
Ndërtesat prej xhami janë disa nga strukturat më të bukura në botë. Secila prej tyre është një punë unike dhe funksionale arti.Më poshtë po ju listojmë 6 ndërtesa të bëra kryesisht nga xhami, të cilat tërheqin shumë turistë me dizajnin e tyre unik dhe fasadat e nderlikuara.
1. Gherkin, Londër
Ndërtuar në 2003 Skanska. Ajo është me 41 kate dhe ka bare e restorante në katin e 39 dhe 40.
2. Teatri Kombëtar i Arteve, Kinë
Ndërtimi i tij përfundoi në vitin 2007 dhe u dizenjua nga arkitekti francez Paul Andreu. Ai është 46 metër i lartë dhe ka një kapacitet prej 5 000 vendesh.
3. Piramida “Louvre”, Francë
Ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1989 dhe u dizenjua nga arkitekti kinezo-amerikan I. M. Pei. Ajo është një strukturë moderne xhami 21 metër e lartë.
4. Kopshti Botanik, Brazil
I themeluar në vitin 1808 nga Mbreti John VI i Portugalisë, Kopshti Botanik sot ndodhet në Rio de Janeiro dhe është një nga qendrat më të rëndishme në botë për hulumtimet në fushën e botanikës dhe ruajtjes së biodiversitetit.
5. “Dancing House”, Pragë
Ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1996 dhe u projektua nga arkitektët: Vlado Milunic dhe Frank Gehry. Dizajni i pazakontë pasqyron një çift që vallzon. Për të ndërtuar këtë strukturë unike u deshën 99 panele betoni.
6. Kisha në formë këpuce në Tajvan
Ndërtimi i saj përfundoi në janar të viti 2016 me një kosto rreth 686,000 dollarë. Ajo është e lartë 16 metër dhe mund të mbajë brenda deri 100 persona. Për ndërtimin e saj u deshën 2 muaj dhe 320 fragmente qelqi ngjyrë blu.