Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj
Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, raporton Insajderi.
Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij. Arrestimin e tij e ka konfirmuar për RTK-në familja e Haradinajt. Haradinaj më herët është arrestuar edhe në Slloveni dhe më pas është liruar.
Please follow and like us: