Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha drejt kthimit në portë

Etrit Berisha me shumë gjasa do ta shkelë fushën e lojës më herët nga sa ishte parashikuar.
Portieri shqiptar i Atalantës është rikthyer në stërvitet normalisht me pjesën tjetër të grupit, pas operacionit në meniskun e gjurit të djathtë që kreu në fillim të dhjetorit.
Sipas informacioneve që jep zyrtarisht vetë klubi nga Bergamo, në seancën e sotme – e para për 2017-n – “gardiani” kuqezi është stërvitur njëlloj me grupin.
27-vjeçari nga Prishtina pritet të rikthehet së shpejti mes 2 shtyllave, megjithëse kjo ka pak gjasa të ndodhë në transfertën e së dielës kundër Kievos.

Please follow and like us: