Albspirit

Media/News/Publishing

Ekzekutohet me 22 plumba shqiptari në Suedi

Plot 22 plumba janë derdhur mbi trupin e një të riu shqiptar ditët e para të këtij viti në Malmo në Suedi. Mediat vendase shkruajnë se autori e ka qëlluar derisa është siguruar se shqiptari, i identifikuar si Alban Ibraj, ka vdekur.

Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë ndërsa dëshmitarët që njoftuan policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë, por vetëm të riun e shtrirë në tokë.

“Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes (e martë) ne kemi gjetur një person mashkull në rrugë të plagosur “, tha zëdhënësi i policisë, Fredrik Bratt për “The Local Sweden”, i cili shtoi se i riu humbi jetën në krahët e tij.

Malmo, siç raportojnë mediat është një qytet jugor në Suedi ku nuk kanë munguar përplasjet multikulturore ku shumë prej emigrantëve grinden mes tyre duke mbrojtur kulturën e tyre të origjinës.

Alban Ibraj, ishte një shqiptar nga Kosova që kishte emrigruar prej vitesh në Suedi bashkë me familjen.

Polica ka arrestuar një 22-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.

Please follow and like us: