Albspirit

Media/News/Publishing

Faktet/ Ja sa dhe si u paguan ekspertët që nxorën të pafajshëm Ilir Metën

Video-skandali i njohur gjerësisht si “Meta-Prifti” ishte një nga ngjarjet e bujshme të vitit 2011. Pamjet filmike të transmetuara nga emisioni investigativ “Fiks Fare” tregonin pazaret mes Kreut të LSI-së Ilir Meta, në atë kohë Zv.Kryeministër dhe ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.

Një video që në fakt togat e zeza nuk e konsideruan pas qëndrimin të disa “ekspertëve”, që më pas u emëruan drejtorë nga LSI-ja e Metës. Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm Metën, ndërsa organi i akuzës kishte kërkuar me 2 vite burg dhe 1 milionë lekë gjobë.

Për ekpertimin e videos u caktuan tre persona, të cilët veçse ekspertë nuk ishin, pasi nuk ishin të licensuar për të kryer një analize të tillë. Dy prej tyre ortakë në një firmë të themeluar pak përpara gjyqit dhe punonjës tek Universiteti Kristal. Tre të ashtuquajturit “ekspertë” Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri thanë se video nuk ekzistonte dhe për këtë sot janë shpërblyer nga qeveria e “Rilindjes” duke i emëruar drejtorë në institucione shtetërore. Citynews ka sjellë faktet se njëri prej ekspertëve, Ermal

Spartak Braho dhe Ermal Beqiri hyjne tek Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve

Spartak Braho dhe Ermal Beqiri hyjne tek Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve

Beqiri sot është drejtor i IT, në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive Paluajtshme. Përveç kësaj, Beqiri shfaqej çuditërisht në pamjet kur Kryetari i Komisionit të Sigurisë, miku i Ilir Metës, dhe deputeti i LSI-së Spartak Braho hynte në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ngjarje e cila u raportua si fshirje e të dhënave në serverin e tatimeve. Ardian Pollo emërohet drejtor i DRSHTRR në Tiranë ekspert i LSI-së në zgjedhjet e vitit 2013, pra mjaftojnë faktet për këta dy “ekspertë të paanshëm”, që të kuptojmë se çfarë ishte vendimi i Gjykatës së Lartë dhe pse Ilir Meta doli i pafajshëm. Kuptohet edhe më një dorë nga qeveria e PD-së.

Sa u paguan “ekspertët” për kqyrjen e videos Meta-Prifti?

Referuar raportimeve të asaj kohe, “ekspertët” e kërkonin lëvrimin e shumës financiare te Drejtoria e Financës në Gjykatën e Lartë, por nuk arrinin të merrnin paratë e kërkuara për një periudhë kohe. Ky institucion i kishte ngarkuar pagesën e faturës Prokurorisë së Përgjithshme, palë e cila rezultoi humbëse në gjyqin për dënimin e Metës.

ermal beqiri me avokatin e MEtes

Ermal Beqiri me avokatin e Ilir Metes

Fatura për pagesën e ekspertëve ishte rreth 35 milionë lekë të vjetra, nga taksat e shqiptarëve. Ndërkohë përveç tre ekspertëve shqiptarë, Gjykata e Lartë kontraktoi edhe një ekspert amerikan, Glen Bard. Ekspertë shqiptarë kushtuan plot shtatë herë më shumë sesa eksperti amerikan, i cili u pagua vetëm 5 mijë dollarë, nga taksat e shqiptarëve edhe pse ekspertiza e tij u shpall e pavlefshme. Eksperti amerikan është paguar po nga Prokuroria e Përgjithshme.

Nëse Ilir Meta do të shpallej fajtor faturat e shpenzimeve do t’i lëvroheshin nga vetë ai, por në fakt kreu i LSI-së u shpall i pafajshëm.

“Ekspertët” shqiptarë morën 35 milionë lekë, nga taksat e shqiptarëve, videon na e nxorën pa vlerë dhe Gjykata më pas shpalli Ilir Metën të pafajshëm. Më tej në u bënë drejtorë dhe ekspertë të LSI-së. Sa të rastësishme janë këto fakte dhe me sa fat janë disa “ekspertë”?! Për Ilir Metëm skemi çtë themi sepse ai është “fati” vetë. Ndoshta më mirë që doli i pafajshëm se gjynaf ku do i gjente lektët të paguante ekspertët, kështu dolën të kënaqur të gjithe. Meta i pafajshëm, kostot i paguajnë shqiptarët si gjithmonë./citynews

Please follow and like us: