Gratë pranë Mao Ce Dunit, liderit socialist kontradiktor
Është e vërtetë se gratë i duan burrat me pushtet. Ndoshta nënat kanë faj se edhe nëpër përralla, vajza martohet me princin blu dhe kështu zgjidhen të gjitha problemet përballë njerkës së keqe, magjistarëve të këqinj. Por nëse jemi realist shohim se jeta është krejt ndryshe nga përrallat, dhe në të vërtetë martesa të tilla shpesh herë nuk kanë qenë të lumtura, po ne nuk kemi faj se askush nuk na paralajmëroi….
Kryetari Mao thuhet se ka patur 4 gra, martesën me të parën ai nuk e ka pranuar kurrë –vetëm 14 vjec largohet nga shtëpia, pasi i ati e martoi me dhunë me një vajzë 20 vjecare lo Shi. I ati vendosi ta martojë me një vaizë fshatare të fortë, punëtore dhe shumë të shkathët. Histori të cuditshme këto të Mao-s. gruas së parë të Maos i prenë kokën, e dyta u cmend, të tretën e mbajtën të burgosur dhe të gjithë e dimë si përfundoi jeta e saj. Në rini Mao Ce Duni ishte shumë i turpshëm dhe i mbyllur në vetvete. Nuk komunikonte pothuajse me askënd as me njerzit e familjes po ashtu as me bashkëmoshatarët. Kompleks i vërtetë ndoshta i vinte edhe nga pamja e tij e jashtme, që të kujtonte fokën…martesa e parë ju bë që ai të zgjohej ng ai gjumë i përhershëm. Në bazë të thënieve të tij natën e parë të martesës ai as që nuk iu afrua nuses së re. Por nëse nevrikosej ishte një bishë e vërtetë, ishte fshatar i pagdhendur, dhe i ati e kishte shumë problem sjelljen e tij prej karakteropati.
Është për t’u studiuar nga psikologët kthesa e sjelljes së tij seksuale. Pra këto ishin shijet e Kryetarit Mao. Gruaja e dytë ishte një shoqe revolucionare, ishin vitet 20. Ishte një vajzë e re e bukur fshatare, e quanin Jang Kahuen. Kishin një dashuri shumë të fortë mes tyre dhe Mao shkruante: ”O qiell cfarë di ti…!. gjatë vitit 1930, në moshën 29 vjece. Nuk e mohoi të shoqen dhe e pagoi me jetën e saj. E quajtën tradhëtare (ata e dinë përse) e dënuan me vdekje dhe i prenë kokën.
Një histori tjetër….
Më pas vdekjes së saj Mao u lidh me kinezen e bukur Ho Cucen, e cila sic duket ka qenë aktiviste e partisë të cilët sëbashku ndërmorën “rrugën e vështirë të partisë”. Ho lindi dy fëmijë, kur mbeti shtatëzanë me fëmijën e tretë ishte koha e terrorit të tmershëm komunist kundër intelektualëve. Ajo nuk mundi ta përballojë situatën dhe përfundoi në një spital psikiatrik në gjendje shumë të rëndë psikike. Kur Mao filloj lidhjet dashurisë me me artisten e famshme Cian Cin, Mao e coj Ho në një spital në BRSS për kurim, e pasi e përfundoi kurimin e mbyllën në klinikën psikiatrike në Shanghai ku vdiq në gradën e fundit të cmendurisë.
Për të mbushur mbrëmjet, Mao pëlqenteshumë lodrat e rafinuara seksuale me të dashurat e përzgjedhura me kujdes nga “komisarët e kuq”.
Në moshën 29 vjece Cian Cin u ngatërrua në një skandal gandioz, duke e lënë dhe duke u largua nga aktori dhe kritiku Tan Ha si dhe nga dy fëmijët e saj. Ai bëri presjon se do të vriste veten, historia u bë mediatike, senzacionale dhe vetëm atëhere Mao zbuloi Cjan Cinin. Lidhja e tyre zgjati disa kohë dhe në fshehtësi. Ajo u martua dhe sapo u bë gruaja e kryetarit të madh Mao. Ajo u bë zëvëndëse e Mao Ce Dun-it dhe menjëherë filloi të marrë pjesë në politikën e madhe si dhe ishte përgjegjësja kryesore për “Revolucionin Kulturor”.
Tregojnë se kur Mao ishte 70 vjec dhe rënkonte në shtratin e vdekjes dëgjon fjalët e Can Cinit “Gruaja duhet të dëgjojë gtuan dhe duhet të bëj ashtu si thotë ajo. Gjithhturja mund të bëhet monarke. Perandoreshë mund të ketë bile edhe në komunizëm”. Ajo u bë një revolucionare e flaktë, aktorja e madhe si dhe stari i kinemasë, e cila u bë personazh në dramat e Ibsenit, si “Shtëpia e Kukllës” që më pas u quajt “demoni i keq” i partisë komuniste plakë i kryetarit Mao Ce Dun. Ajo u bë Ministre e Kulturës, luajti rolin kyc të revolucionit cultural në vitet 1966-69 si dhe ishte udhëheqëse shumë active e bandës famëkeqe të të katërve që u përpoqën të merrnin në dorë pushtetitin. Megjithëse e rëzuan shpejt, e arrestuan pas vdekjes së Mao-s dhe e dënuan me burgim të përjetshëm, ishte viti 1981. Ajo qëndroi për 40 vjet në majë të p[ushtetit dhe ishte e vetmja grua në botën modern që mbajti dhe ruajti një fuqi dhe puzitë pushtetit politik. Ndryshe e kanë quajtur: ”Artiste në shtratin e Maos Tigër në përdorimin e pushtetit të saj”. Ajo ishte shumë e njohur në rrethet artistike dhe intelektuale kineze të asaj kohe, kishte një sjellje shumë të lirë në shoqërinë e burrave. Para se të njihej me Maon kishte luajtur ndonjë film nudo si edhe kërcimtare nëpër shtëpitë e tyre publike që janë ndryshe nga shtëpitë publike europjane. Ishte një njohëse shumë e stërholluar e praktikave seksuale të një geishe të vecantë, shumë të kompletuar. E joshi me dredhitë dhe mencuritë që ishin “profesjoni i saj”. Mao në atë kohë ishte frkuentues i rregullt i shtëpive publike. Aq shumë ju fiksua në kokë Maos të martohej me të sa që e shtroj në parti, por shokët komunist ishin kundër vendimit të tij. Një natë pasi i ftoj dhe ju dha të pinin shumë, I dehu dhe ju dha të gjithëve nga një dokument për të firmosur. Ata e bënë veprimin e duhur pa e kontrolluar se cfarë po firmosnin. Dokumenti kishte lidhje me bashkëshorten e tij të ardhme. Kështu në këtë mënyrë u vendos se kush do të ishte Shoqja-Zonja e parë e shtetit komunist kinez. Në atë kohë ajo ishte shumë e bukr, fine dhe shumë gracjoze. Në publik, në delegacjonet e huaja prezantohej se kishte qenë balerinë e parë në Operan e Pekinit.
Me kalimin e kohës Mao filloj të sillej shumë keq me Çan Çinin. Si përgjigje e kësaj sjelljeje ajo i bënte skandale të turpshme para të gjithëve, duke i “nxjerrë në shesh të palarat”. Ajo u bë një bishë e vërtetë e papërmbajtur, ndaloi libra, grisi dhe dogji shumë libra dhe vepra arti të klasikëve të mëdhenj europjanë, burgosi shumë njerëz dhe dhe skllavëroi miliona shpirtëra intelektualësh…Çani nuk kënaqej kollaj, i dukej vetja si trashëgimtare e vetme e fronit perandorak. Ajo priste me ankth orën e vdekjes së bashkëshortit të saj. Ndërkohë në kokën e saj ajo kurdiste edhe një plan tjetër jo shumë të lehtë për t’u realizuar… kush e realizoi? Lin Bjao u dogj duke u larguar me aeroplan duke shkuar drejt Mongolisë. Lin Biao u zhduk…vdiq. Çan Çini bënte sikur po preukupohej shumë për gjendjen shëndetësore të Mao-s. Përgatitej ta zëvëndësonte dhe donte që gjithshka të kalonte nga duart e saj.
Me dorën e saj ajo firmosi urdhëra për zhdukjen e shumë shkrimtarëve dhe artistëve të shquar, ju dogji veprat, kush kundërshtonte apo e diskutonte urdhërin e saj ju nënshtrohej torturave Çnjerëzore. Burgjet u mbushën me intelektualë. Arriti deri atje sat u priste gishtërinjtëartistëve që luanin në piano, vjolinë etj. Veprat e Bahut, Shubertit, Moxartit, Betovenit etj. Asgjë nga letërsia europjane apo edhe nga vende të tjera të botës nuk duhet të hynin në Kinë. Por as Balzaku, Mopasan, Cvajku etj nuk duhet të lexohej. Këta shkrimtarë dhe të tjerë duhet të fshiheshin nga kujtesa e popullit sidomos të rinjve. Duhet të mbetej vetëm një dhe i padiskutueshëm, vetëm ai duhet të mbetej në histori sepse sipas partisë komuniste kineze historia fillonte nga ata. Vetëm Mao Ce Dun-it duhet t’i thurreshin këngë, vargje,libra, histori, piktura. “Shkrimtarët dhe artistët janë vecse një kopje idiotësh dhe të gjithë duhet të futen në tënjëjtën brazdë”- thoshte ajo. “Shtypini që të mos ngrenë kokën”theksonte ajo. Kishte një ambicje të shfrenuar, të keqe, të dëmshme. Mbas shumë vite lufte për tu afirmuar, asaj i kishte ardhur tashmë moment të shpaloste krahët dhe të fluturonte. .. Takonte vetë gjithëkënd që vinte, firmoste çdo gjë, ajo u bë stërmullari i shumë të këqijave. Të gjithë funksionarët e partisë me ankth në zemër prisnin të ndjenin mbrapa krahëve thikën e kësaj gruaje të tmerrshme. Ajo priste e përcillte edhe Presidentë të shteteve të ndryshme si Presidentin e Qipros, Mauritania etj. Mao i thoshte: ”Mos u duk shumë në popull, po turbullon dhe po ngatëron të gjithë botën me gjykimet e tua, po fyen shumë njerëz”. Por asaj i pëlqenin betejat bile i pëlqente të dyluftonte edhe kundër Çu En Lai-t. Megjithatë Çu En Lai qëndroi 40 vjet në majë të piramidës komuniste. Ajo mbetet gruaja e vetme e botës moderne, e cila e morei dhe e mbajti pushtetin politik aq gjatë. Ajo keqpërdori edhe shfrytëzoi aftësinë dhe fuqinë e saj seksuale. Ajo kishte shumë sukses si femër, ishte e bindur në sftësitë e saj dhe të keqn që kishte në shpirt. Ajo e luajti fare mirë rolin e saj dhe e fitoi statusin e saj, sepse luftoi me të gjitha forcat e anës së keqe të karjerizmit dhe fitoj, pra e keqja fitoj me të keqen. Por më vonë humbja e saj ishte fatale. Shoqja Mao e pagoi me jetën e saj. Ajo ishte e aftë që ta ndërthurte fuqinë e saj seksuale me inteligjencën, djallëzinë, guximin, paftyrësinë, paturpësinë, poshtërsinë dhe shpirtin e keq. E përdrodhi dhe e përçudnoi më shumë politikën diktatoriale ashtu si deshi ajo.
Rajna Kovaçi