Hafize Elshani: Diçka anormale në këtë sistem të rrebeluar
Tmerri !
Pasi sot filloi testi-provimi për profesor-mesues në shkolla , duke u nisur nga e fundit PISA nuk e di se çfar përqindje do te kalojne këtë test .
Veç ja dy fjal aaa…..
Këtë lajm me këtë titull të këtij shkrimi, sot e shikova në mediat elektronike.
Dua të them se për PISA mjaft janë pisa në vendin tonë për qështje arsimore.
Pyes veten, ku jetoj unë, çfarë ardhmërie pritet nga kjo gjendje aktuale që nga paslufta?
Gjithçka u bë eksperiment në ketë vend, shkon tek mjeku, bëhesh eksperiment, hyn në sallën e operacionit je eksperiment dhe vdes pa e bërë mend e tjera.
Pushteti gjithënjë ka pas arsyen se, nuk kanë mjete financiare.
Pse mjetet janë keqpërdorur në masë aq të madhe sa që edhe papunësia është mbi nivelin e shkallës normale.
Fëmijet duhet edhe të dalin të punojnë për një kafshatë bukë për të mbijetuar, se familja (prindërit e tyre) nuk mund të iu ofrojnë edhe kushtet më elemntare.
Si mundet ai nxënës të dalë i arsimuar dhe i edukuar me këtë pasqyrë jetësore?
Në rrugë sillen me njerëz më të moshuar si të egër, ka humbur rrespekti në totalitet!
Sharjet mes vete, rrahjet në shkolla bëhen dhe arsimtari nuk reagon që ta parandalojë këtë qështje, por i pyet cili e mundi.
Diçka anormale në gjithë këtë sistem të rrebeluar!
Psikologët nuk janë në të gjitha shkollat e as në të gjitha komunat e Kosovës derisa psikologë që meritojnë të jenë brenda ata me diploma magjistrature dhe doktoraturë rrijnë në shtëpi.
Kush është fajtor i gjithë kësaj që analfabeta po nxjerrin nga shkollat, përpos analfabetizmit, as edukatë qytetare nuk kanë mjaftueshëm po as mirësjellje në komunikim.
Thojnë se edukata rrjedh nga familja, në cilën frymë të eduatës rritesh, ashtu dhe do plakesh.
Tek ne ka edhe magjistra e doktora shkence që nuk e kanë edukatën e mirëfilltë, e si presim të na nxjerrin nxënës të edukuar dhe të arsimuar me diploma fallco.
disa janë me diploma të blera (disa nuk e kanë shkelur pragun e fakultetit, ndërsa disa kanë shkuar vetëm sa për të qënë prezent disa herë gjatë gjithë studimeve).
Përderisa një nxënës i shkëlqyer del nga shkolla e mesme, për tu pranuar në fakultet, i duhet të gjej një lidhje (person të njofshëm, familajrë ose paguan për pranim), pasi ta gjejë lidhjen, kur vje koha e përfundimit të studimeve, nuk arrin ta punon temën e diplomës, ose e punon me para, ose e blen nga vet fakulteti.
Mjerim, vërtet mjerim i shekullit 21.
Presim rezultatet e profesorve sot