Hitleri trondit sërish botën. ‘Mein Kamph’ libri më i shitur në Gjermani
Jo vetëm emigrantët apo dhe problemet që po shkakton shpërbërja e bashkimit eruopian, tashmë Gjermania ka marrë goditjen e saj të radhës.
Adolf Hitleri trondit sërish Gjermaninë edhe pse ka 75 vjet që ka vdekur. “Mein Kampf” (Lufta Ime), libri i cili nguliti në kokën e gjermanëve gjatë viteve 39 idenë se ata duhet të udhëheqin botën, është bërë ditët e fundit një nga librat më të shitur në shtetin që deri para pak kohësh e urrente diktatorin e zi.
Në vetëm 1 vit janë shitur mbi 85 mijë kopje, shifër që ka alarmuar autoritete gjermane, pasi dket qartë se qytetarët e shtetit që vuajti nga diktatura e hitlerit po shkojnë sërish drejt ekstremizmit.
Por jo vetëm në gjermani, por edhe në Angli dhe SHBA “Lufta Ime” e Adolf hitlerit ka një interes në rritje tek lexuesit duke u renditur në një nga 6 librat më të kërkuar.
“Numri i shitjeve na ka tronditur”, tha Andreas Wirsching, drejtori i Institutit të Historisë Bashkëkohore, e cila fitoi të drejtën nga shteti i Bavarisë, për të ribotuar veprën e Hitlerit.
“Mein Kampf” pas vitit 45-së u ndalua me ligj në çdo shtet të botës jo vetëm që të botohej por edhe të lexohej. Por vetëm vitin e kaluar në GFjermani u lejua ribotimi i tij. Ky libër në çdo gërmë dhe fjalë të tijin shpreh ndjenja urrejtjeje ndaj hebrenjve dhe njerëzve me ngjyrë.
Edhe pse ekspertët i druheshin asaj se ribotimi i këtij libri mund të ringjallte ndjenja naziste tek vetë gjermanët apo dhe qytetarët e tjerë në botë që kanë simpati për diktatorin e zi ata sërish e ribotuan këtë vepër, duke shkruar që në faqet e para të tij historinë shpjeguese se ky libër ishte shkruar nga një njeri i lyer me gjak.