Albspirit

Media/News/Publishing

Iliada: Kush ishin heronjtë që luftuan në Trojë

Luftëtarë të pamposhtur dhe zotërinj të jashtëzakonshëm, ja disa nga protagonistët e Iliadës së Homerit.

Për grekët e lashtë, në Trojë janë përballur heronjtë më të fortë të njerëzimit, duke dhënë jetën në luftërat epike mes tyre. Le të njohim më mirë disa nga personazhet më të rëndësishëm të kënduar nga Homeri.

Akili

achille.1500x1000

Heroi kryesor i poemës. Zemërimi i tij është tema kryesore në të cilën rrotullohet një histori e tërë. Akili ishte djali i mbretit të Mirmidonit, Peleu dhe nimfës Teti. Ishte një luftëtar i pamposhtur, përveç se në thembër, ku ishte i pambrojtur.

Origjina e kësaj dobësie vjen në versione të ndryshme përgjatë historisë. Një version është që thembra iu dogj kur ishte i vogël nga zjarri.

Një tjetër version është që e ëma i zhyti trupin në lumin e pavdekësisë Akilit, por e vetmja pjesë që i ngeli jashtë ishte thembra. Ishte komandant i talentuar i ushtrive. E ëma e tij e dinte që Akili mund të zgjidhte një jetë të gjatë e të lumtur, por që do harrohej në histori, se sa një jetë të shkurtër, ku do mbahej mend përgjithnjë. Akili zgjodhi lavdinë e përjetshme.

I zemëruar me vetë grekët, Akili la shumë grekë të vdisnin në luftën ndaj trojanëve, por kur Hektori vrau mikun e tij Patroklin, ky u hakmor në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.

Akili bënë kërdi tek trojanët. Ushtarët largohen, kurse para Akilit qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerres së fitimtarit. Si i fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami.

Vdekja e Akilit erdhi nga shigjeta e Paridit drejtuar në thembrën e zbuluar të heroit.

Agamemnoni

 

Ishte mbreti i Mikenës që organizoi ekspeditën ndëshkuese kundër qytetit të Trojës. Agamemnoni ishte më i fuqishmi i mbretërve të Greqisë, por etja e tij për pushtet nuk mbaronte kurrë. Ai përfitoi nga mërzia e të vëllait të vet Menelaut që donte t’i niste luftë Trojës meqë Paridi, vëlla i Hektorit i mori gruan Helenën. Arroganca e Agamemnonit u bë e njohur, jo vetëm për mospërfilljen që i bëri Akilit, por ishte dhe një luftëtar i madh, dhe ka vrarë një numër të madh heronjsh armiq.

Menelau

menelao.1500x1000

Mbreti i Spartës dhe vëlla i Agamemnonit. Lufta e Trojës shpërtheu sepse Paridi, princi i Trojës, u arratis me gruan e Menelaut, Helenën, gruan më të bukur. Menelau atëherë i kërkoi vëllait të tij Agamemnonit ta ndihmonte për të hyrë në Azinë e Vogël dhe për të shkatërruar Trojën. Gjatë luftës, Menelau ballafaqoi në duel Paridin. Në këtë mënyrë konflikti mund të mbaronte, por ndërhyri Hektori për të shpëtuar të vëllain, duke vrarë kështu Menelaun. Më pas Agamemnoni nevrikosur nisi luftën.

Ajaksi

aiace.1500x1000

Ajaksi Telamonio në traditën e Iliadës ishte heroi më me vlerë pas Akilit. I pajisur me një forcë të mahnitshme fizike, ishte i vetmi hero që doli i palënduar nga të gjitha luftimet dhe pa ndihmën e perëndive. Ai madje arriti të ndihmojë dhe miqtë e vet. Ai u përball disa herë me Hektorin, por pa mundur të dilte asnjë fitues. Megjithatë fundi i tij nuk ishte i lavdishëm: vdekja e Akilit, bëri që armatura e tij t’i kalonte Odisesë, dhe kjo e mërziti atë. Totalisht i dalë nga vetja, Ajaksi masakroi një tufë delesh sepse mendoi se ishte ushtria greke. Pasi erdhe në vete, i turpëruar nga veprimi që kishte bërë, vrau veten.

Odiseja (Uliksi)

ulisse.1500x1000

Homeri e përshkroi atë si njeriun më gjenial shumëdimensional, për shkak të dinakërisë që e dallonte atë. Odiseja (Uliksi) ishte një luftëtar trim, edhe pse arma e tij më rrezikshme ndodhej brenda mendjes së tij. Ndër veprat më të kujtuara të tij ishte mësymja në Trojë për të vjedhur një statujë të shenjtë athinase, dhe mashtrimi i famshëm me kalin që ka hyrë në histori si mashtrimi më i madh.

Kali i Trojës ishte me të vërtetë një kalë prej druri plot me luftëtarë, i lënë gjatë natës në plazhin e trojanëve si një dhuratë nga grekët. Por shumë grekë ishin futur brenda barkut të kalit prej druri.

Trojanët e futën kalin brenda në Trojë, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë dolën jashtë kalit dhe e shkatërruan qytetin.

Rikthimi i i mundishëm Odisesë në atdhe u tregua në poemën Odiseja.

Diomedi

Diomedi ne duel me Enean

Diomedi ne duel me Enean

Heroi i dashur i Drejtësisë, Diomedi fitoi famën e tij duke luftuar për të rifituar mbretërinë që e kishte uzurpuar gjyshi i tij. Shpesh shok i Odisesë në fushatat e tij luftarake, Diomedi njihet më së shumti se ka arritur të plagosë me sukses dy perëndi. Gjatë duelit me heroin trojan Enea, Diomedu u privua në fakt nga fitorja nga perëndesha Afërdita, e cila e mbrojti Enean nga goditja. Diomedi i zemëruar, nuk kishte asnjë frikë dhe kështu dëmtoi perëndeshën në dorë, dhe kur Perëndia i luftës Aresi erdhi për të ndihmuar perënditë e tjera, Diomedi e plagosi edhe atë.

Hektori

ettore.1500x1000

Hektori është mishërim i virtytit të heroit. Pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për fatin e tij, ai kurrë nuk u tërhoq nga detyrat e tij.

Një kalorës dhe luftëtar i frikshëm, Hektori për dhjetë vite udhëhoqi ushtrinë trojane, duke i bërë rezistencë të madhe ushtrisë greke. Biri i Priamit, mbretit të Trojës dhe vëllai i Paridit, Hektori ishte shpresa e shpëtimit të Trojës dhe bashkëshorti i dashur i Andromakës. Pasi Hektori vrau kushëririn e Akilit, Patroklin, pasi kujtoi se ishte vetë Akili (Patrokli kishte veshur armaturën Akilit).

Hektori nuk u tërhoq kur Akili e ftoi për duel. Akili pasi e vret Hektorin e merr trupin e tij duke e tërhequr zvarrë përreth Trojës.

Priami

Në fund, trupi i Hektorit gjen paqe, kur Mbreti Priam i lutet Akilit t’i kthejë trupin e djalit të tij të dashur.

Please follow and like us: