Letra për Koçi Xoxen/ Kur grekët projektonin atentate për të aneksuar Himarën
shte tetori i vitit 1945, kur një zyrtar i lartë i Sigurimit në Jug të vendit Peço Kagjini, i shkruan ministrit të Brendshëm Koçi Xoxe, se “reaksioni grek në Himarë i mbështetur nga Greqia, po përpiqej të ndalonte popullin të votojë në zgjedhjet që po afroheshin”.
Në letër thuhet se “reaksioni” në Himarë po përpiqet të ndalë popullin të votojë me qëllim që ta aneksojë më pas Greqia, ndërsa nuk përjashtohen as atentate të mundshme. “Në qoftë se ne do të votojmë në këto zgjedhje, atëherë do të lidheshim pazgjidhshmërisht me Shqipërinë. Nëse do t’ia dalim të mos votojmë atëherë e kemi gojën e hapur për t’i thënë botës së jashtme: stop”,- thuhet në letër.
Në letëren e siguruar nga 27.al pasqyrohen edhe disa objektiva të vendosura në një mbledhje në Kostanjë të Greqisë, ku merrnin pjesë edhe minoritarë greke, të cilët kishin diskutuar mundësinë e atentateve në ditën e votimit për të trembur popullin minoritar që të mos dilte në votime.
Në raportet e atëhershme të institucioneve koministe të sapo krijuara, rezultonte se nuk kishte dëshirë masive të minoritetit grek që t’i bashkohej Greqisë. Por përpjekjet e palës greke ishin intensifkuar në ato kohë.
Më poshtë botojmë letrën që Peço Kagjini ia dërgonte ministrit të Brendshëm Koxi Xoxe.
Letra
Drejtuar Koçi Xoxit -Tiranë
Reaksioni në minoritet, i udhëzuar nga Greqia po punon për apstenimin në zgjedhje duke shtruar kështu: Në qoftë se ne do të votojmë këtë rradhë, do të mbetemi pazgjidhshmërisht të lidhur me Shqipërinë. Kurse në nuk do të votojmë do të kemi ç’ti themi botës së jashtme Stop.”
Gjithashtu mora vesh se në një mbledhje që është bërë në Kostanjë, të Greqisë nga minoritarë që ndodhen në Greqi, dhe nga Tethno lliaqisë, për të pasur sukses në apstenime, kishin shtruar edhe mënyrëne prishjes së qetësisë dhe trembjkes së popullit kur të vijë të votojë, edhe mënyrën duke bërë atentate.
Të gjitha këto për të paraqitur gjendjen të pasigurt me qëllim që populli të mos votojë. Ata shtrojnë që sot është koha të punojmë më shumë gjatë kufirit. Kjo propagandë është infiltruar.
30.10.945, Peço Kagjini