Albspirit

Media/News/Publishing

Lule Limani: Pafytyrësia e Ermal Mamaqit dhe të ftuarve të tij

 

 

Dje shikuam një shou të një pseudoartisti dhe pseudointekektuali të quajtur Ermal Mamaqi dhe disa këngëtarëve apo moderatorëve, të cilët shfaqen anën më të keqe të karakterit të tyre, duke e bërë objekt talljeje Linda Morinën,një femër e cila nuk është aspak e vetëdijshme se çka po ndodh me të dhe rreth saj.

Ermal Mamaqi përndryshe është argëtues me majmunllëqet e tij, sepse emisionet e tij nuk ofrojnë asgjë tjetër. Por, për fat të keq, prapa tij nuk mbeten as musafirët që ishin aty, duke marrë pjesë aktive në poshtërimin e Linda Morinës. Madje tallja ishte jo vetëm me nivelin e saj, por edhe me patriotizmin e saj të sinqertë, duke u tallur edhe me vetë nocionin patriotizëm e duke u krenuar me mungesën e tij, e cila për fat të keq është fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Tallja me atdheun, me traditat dhe vlerat kombëtare, tradhëtia ndaj atdheut tashmë është shndërruar në vlerë absolute në Shqipëri. Kjo dhemb shumë, por është realitet dhe duhet të thuhet. Nuk duhet harruar edhe faktin se duke u tallur me Linda Morinën, ata talleshin me vetë Kosovën. Madje as kjo nuk është asgjë e re. Por, çështja mund të shikohet edhe në një aspekt tjetër. A konsiderohen në Shqipëri si vlera amoraliteti, hipokrizia, mungesa totale e sinqeritetit, gatishmëria për ta poshtruar atdheun, për ta tradhëtuar atë, për ta ndërruar kombin e atdheun dhe për t’u krenuar me këtë?

Vërtetë është tepër turp kjo.

 

 

Please follow and like us: