Albspirit

Media/News/Publishing

Manaj pranë transferimit në Spanjë

Duket se nuk do të vonojë prezantimi i sulmuesit shqiptar Rei Manaj në kampionatin spanjoll të futbollit. Mbyllja eventuale e huazimit të dështuar te Peskara e ka shtyrë agjentin e sulmuesit të kombëtares kuqezi të kërkojë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën dhe ekipi që ka bërë hapa konkretë për të marrë futbollistin lushnjar është Las Palmas.

Skuadra e “Kanarinave”, siç quhet ndryshe nga tifozët iberikë, gjendet aktualisht në mesin e artë të La Ligas dhe me 21 pikë, e ka siguruar gjysmën e objektivit që është mbijetesa. Por falë paraqitjeve të mira të sulmuesit Kevin Prince Boateng, oreksi është shtuar dhe Las Palmas këron që me Rei Manaj, të shtojë forcën sulmuese.

Tratativat me ekipin e ishujve Kanarie dhe Interit që ka në pronësi kartonin e shqiptarit, janë në fazë të avancuar. Mbetet për tu parë vetëm shuma që do të paguajë ekipi spanjoll për huazimin deri në qershor, me të drejtë blerjeje finale.

Las Palmas e drejtuar nga trajneri Kike Setien, e cila e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dhjetë mbetet një prej surprizave të La Liga-s spanjolle. Në skuadrën e Ishujve Kanarie aktualisht konkurrenca në sulm është mjaft e madhe, pasi aty luajnë spanjolli Tana, kroati Livaja e argjentinasi Araujo, por edhe marokeni El Zhar. Afrimi i Rei Manaj do ta shpëtonte sulmuesin edhe nga problemet me trajnerin e Peskarës, Masimo Odo, që e pezulloi në një rast për thyerje disipline.

Please follow and like us: