Maria Sharapova shijon pushimet
Maria Sharapova po shijon disa ditë plazhi në Hauai pas Vitit të Ri.
Tenistja 29-vjeçare, e cila aktualisht është e pezulluar, tregoi fizikun e saj atletik në ishullin Lanai.
Bukuroshja ruse dukej e mrekullueshme me një bikini të zi.
Sharapova u dënua nga Federata e Tenisit në qershor me dy vjet pezullim për përdorim substancash të ndaluara, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e uli dënimin në 15 muaj. Kështu, Maria do të kthehet të luajë tenis nga 25 prilli i këtij viti.
Please follow and like us: