Albspirit

Media/News/Publishing

Në Fes, në bibliotekën më të vjetër në botë

Themeluar nga një femër, më shumë se njëmijë vjet më parë, biblioteka më e vjetër në botë, e cila ndodhet në çarshinë (lagjen e vjetër)  e Fes-it, në Marok, restaurohet, sërish nga një femër. Së shpejti ajo do të jetë e hapur për publikun.

Khizanat Al-Quaraouiyine, biblioteka e universitetit Al-Quaraouiyine – universiteti më i vjetër në botë dhe një nga xhevahiret e arkitekturës arabo-andaluze -, është gati të rilindë në Fes.

Një fushatë restaurimesh përfunduan dhe ky vend i rëndësishëm i kulturës do të hapet përsëri për publikun, sipas të përditshmes britanike The Guardian.

4288

Themeluar në shekullin e IX, konkretisht në  vitin 859 nga Fatma Al-Fihriya, vajza e një tregtari të pasur tunizian, ishte po një femër ajo që e restauroi biblioteken, arkitektja marokene Aziza Chaouni. Lindur në Fes, Aziza Chaouni-t, profesore arkitekture në Toronto, i kujtohet gjyshi i saj, student i universitetit Al-Quaraouiyine, i cili e konsideronte bibliotekën si shtëpinë e tij të dytë.

Ja si shprehet ajo:

“Biblioteka duhet të vazhdojë të jetojë. Tashme ajo do të presë turistë që mund të shohin te ekspozuar për herë të parë dorëshkrime të vjetra. Por, shpresoj gjithashtu që banorët e Fes-it do vijnë dhe do ta përdorin këtë hapësirë si një shtëpi të dytë”.

4032-2

Një nder thesaret e shumta që ruan biblioteka është dhe një Kuran i shekullit të IX, i kaligrafuar mbi një lëkurë gamilje.

4032

Një laborator është rregulluar dhe është i pajisur për të siguruar ruajtjen dhe numerizimin e dokumentave më të çmuar.

Një projekt i gjerë rinovimi

Për arkitekten e re, ky restaurim është pjesë e një projekti të gjërë rinovimi të qytetit të vjetër të Fes-it.

“Lagja e vjetër apo çarshia e vjetër ka rrjetin më të madh të rrugëve këmbësore në botë. Nuk është një qytet për turistët, por një qytet i gjallë plot jetë. Ajo përbën modelin e një qyteti të përjetshëm”.

4032-1

Lagja e  vjetër i Fes-it, pjesë e trashëgimisë botërore Unesco, bashkon rreth 350 000 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë artizanë.

Please follow and like us: