Albspirit

Media/News/Publishing

Parashikimet e Nostradamus për 2017: Italia do rrënohet, SHBA në krizë

Profeti, mjeku dhe astrologu francez Michel de Notre-Dame, i njohur si Nostradamus, në shek. XVI bëri disa parashikime për të ardhmen e botës.

Britanikja “Express” ka përpiluar disa nga interpretimet e “tmerrshme” të bëra nga ithtarët e Nostradamusit, që sipas të cilëve mund të bëhen realitet gjatë 2017-ës.

Në skenarin global, Kina mund të bëjë një “lëvizje të guximshme” me qëllimin për të “kuruar çekuilibrin ekonomik” botëror.

Sipas Nostradamus, masat e marra nga Pekini do të kenë efekte të zgjatura në kohë.

Ndërkohë Italia, për shkak të rritjes së papunësisë dhe çekuilibrit të saj bankar, do të rrezikonte të shndërrohej në “epiqendrën” e një krize të re financiare të eurozonës.

“Superfuqia” aktuale, që besohet se i referohet SHBA, pritet të përballet me krizë për shkak të keqqeverisjes dhe paaftësisë, vitin që Trump do të vijë në pushtet.

Ai foli për një “sklerozë të superfuqisë” të shkaktuar, ndër të tjera, nga korrupsioni politik dhe pabarazitë në rritje në shoqërinë amerikane.

Një tjetër profeci është paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, që do të kundërshtohet nga SHBA, por do të mirëpritet nga Ukraina.

Në Amerikën Latine, qeveritë parashikohet që të largohen nga politikat e kahut të majtë, që do të çojë në konflikte potenciale mes civilëve.

Një ndër parashikimet më të tmerrshme është ajo e “Luftës së Nxehtë” mbi ngrohjen globale dhe mungesën e burimeve, ndërsa kërcënimet më të mëdha thuhet se do të jenë sëmundjet biologjike dhe terrorizmi.

Please follow and like us: