Albspirit

Media/News/Publishing

“Qeveria nuk mund të vazhdojë të tregojë përralla”

Analisti Shpëtim Nazarko tha për Ora News se qeveria nuk mund të vazhdojë të tregojë përralla me shifra, sepse ato tashmë janë të pabesueshme.

Nazarko tha se pavarësisht se qeveria ka hapur terrenin për reformat e mëdha është e pamjaftueshme për ti avancuar këto reforma.

“Qeveria nuk mund të vazhdojë të tregojë përralla siç tregon prej 25 vitesh që u rrit 3% këtu, 2% atje, 1% këtu e ku di unë. Këto nuk i shërbejnë asnjeriu, maksimumi nëse bëhen ndonjëherë të besueshme, janë për të treguar vetëm parametra makroekonomikë por asgjë më tepër. Nuk tregojnë mirëqenien reale të popullsisë, mirëqenie e cila mund të sigurohet vetëm nëpërmjet projekteve të mëdha, investimeve publike të mëdha ose futjen e popullsisë në punë.

Megjithëse mund t’i numërohen një pjesë të meritave sepse e ka stabilizuar parametrat ekonomikë dhe ka hapur terrenin për reforma të mëdha, është e pafuqishme për t’i avancuar këto reforma dhe pafuqia e saj është jo vetëm në nivelin e një pjese të mirë të deputetëve që ka sjellë në parlament ashtu si edhe forca tjetër politike, por njëkohësisht edhe në gjetjen ose mobilizimin e strukturave të tjera shoqërore që vërtet janë në gjendje ta çojnë shoqërinë përpara”, tha Nazarko.

Please follow and like us: