Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon familja e Haradinajt pas arrestimit në Francë

Familja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar lajmin në media për arrestimin e tij. Familja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për RTK se Haradinaj është arrestuar në Francë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia. Televizioni publik i Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka konfirmuar se Haradinaj është ndaluar në Francë. Ai nuk ka dhënë detaje më shumë, por ka thënë se është një keqkuptim. Sipas tij, ai është ndalur pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia. Isufi nuk ka thënë se kur do të lirohet saktësisht Haradinajt, por shpreson se kjo do të bëhet sa më shpejt. Ai po ashtu ka thënë se ka kontakt me familjen e Haradinajt, dhe se ata janë kontakti i vetëm momentalisht me të. Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

Please follow and like us: