Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi ndryshe i Artjola Toskës

Ajo ka dashur gjithmonë të jetë diskrete sa i takon jetës së saj private. Bëhet fjalë për këngëtaren Artjola Toska. Në një rrëfim përtej këngës, në emisionin ‘Rudina’ Artjola tregon për martesën e saj prej 15 vitesh me bashkëshortin e saj Adin, i cili për publikun nuk është një personazh i njohur. Ndër të tjera Artjola ka treguar projektet e fundit në muzikë dhe sukseset koncert pas koncerti. Këngëtarja zbulon se ajo u njoh fillimisht në Prizren, në një darkë familjare të miqve të Adit.
“Isha dashuri me shikim të parë” -thotë ajo pasi tregon shkëndijën e parë që lindi atë mbrëmje dhe që nuk do të shuhej më. Ndaj, sot, pas 15-vjetësh, Prizreni mbetet pas Tiranës, qyteti i dytë i preferuar i Artjolës. “Adi nuk ka lidhje me muzikën. Vjen nga një familje që e njeh artin dhe e vlerëson atë, por vetë nuk janë pjesë e tij. Megjithatë, ka një vesh absolut dhe është kritik shumë i mirë për mua. Ndoshta e ka edhe trashëgim këtë pjesë, sepse babai i vet ka qenë regjisor” pohon këngëtarja.
Por nuk është larg bashkëshortes gjithmonë sa herë ajo merr rrugë të gjata nëpër koncerte. Pas hiteve e këngëve të panumërta, pas dedikimeve të dashurisë, Artjola dy vjet më parë i dedikoi edhe një këngë njeriut me të cilin ka lidhur jetën. Dhe këtë sekret e zbuloi sot. Kënga “Për ty”, që ajo publikoi për Shën Valentin dy vjet më parë, ishte këngë për Adin.
Ndër të tjera Artjola në jetën familjare ka edhe një ëndërr, të qenurit nënë. “Unë e kam dëshiruar prej kohësh, por s’ka qenë kismet. Nuk ka ardhur ora. Nganjëherë vijnë gjërat atëherë kur nuk i pret” shprehet ajo
Please follow and like us: