Sfida e Kloss me ushtrimet
Karlie Kloss e pranon se gjetja e kohës për të ushtruar, është sfiduese. Bukuroshja 24-vjeçe e cila është ambasadore e re e fushatës “Adidas Women’s Training”, është tepër e zënë me karrierën e saj të modelimit dhe studimet në universitet, por gjen motivimin për të ushtruar, duke i bërë seancat e ushtrimeve sa më argëtuese që të jetë e mundur.
“Njëra nga pjesët më sfiduese rreth ushtrimeve, është përshtatja me orarin tim të punës, pasi koha ime jashtë punës dhe studimeve, është shumë e kufizuar, ndërsa unë e pëlqej të argëtohem me ushtrime. E pëlqej të përziej rutinën time me listë të këngëve ritmike, për të qenë e nxitur”, ka deklaruar bukuroshja. Dhe Karlie gjen inspirim për ushtrimet e saj, duke marrë ‘mirënjohje për fitoret e saj të vogla’ gjatë ushtrimeve.
“Për mua, depërtimi mund të jetë i vogël apo i madh. Mund të jetë një ushtrim plotësisht i ri, duke bërë ndonjë xhiro ekstra gjatë ushtrimeve, apo duke motivuar veten time që të ushtroj pas një dite të gjatë. Është e rëndësishme t’i njohësh si fitoret e vogla, ashtu edhe ato të mëdha. Duke vlerësuar momentin, pa marrë parasysh se a është i madh apo i vogël, më ndihmon të qëndroj e motivuar dhe më mban të kthjellët”, ka përfunduar supermodelja e famshme.