Albspirit

Media/News/Publishing

Stambolli, qyteti i dy kontinenteve dhe i tre perandorive

Stambolli, vendi që përmbush të gjitha dëshirat e botës dhe që hap portat drejt  bukurisë së  çmuar, historisë, shoping-ut dhe flirtin në dy kontinente.

Kryeqytet i tre perandorive është shumë më tepër se vetëm një emër nga historia.

Ky është qyteti i vetëm që lidh dy kontinente, qytet i kontrasteve dhe vlerave tradicionale.

Shumica e quajnë “kryeqytet i botës”, të tjerët “Ura mes Evropës dhe Azisë”.

Stambolli është qyteti më i madh në Turqi dhe një nga qytetet më të mëdha në botë, me një popullsi mbi 13 milione banorë.

Që të zbulohen  bukuritë e tij, duhet patjetër të vizitohet e të futesh në skutat dhe historinë shekullore.

Qyteti ka qenë i zhvilluar dhe modern që në kohën e Perandorisë Osmane.

Në kuriozitetet rreth tij përmendet se, kur  ishte pjesë e Perandorisë Osmane, qyteti kishte mbi 1.400 tualete publikë, në kohën kur tualete stambollinuk ekzistonin as në pallatet mbretërore në mbretërite më të mëdha evropiane.

Metroja në Stamboll është një nga metrotë më të vjetra në botë, qe ekziston që nga viti 1875.

Më të vjetra janë vetëm metroja në Londër 1863 dhe në Nju Jork  1868.

Stambolli ka qenë kryeqytet i tre perandorive: Perandorisë Bizantine, Romake dhe Osmane. Megjithatë, sot Ankaraja është kryeqytet i Turqisë.

Katër kuaj bronzi që sot zbukurojnë katedralen San Marko në Venecia ishin vjedhur nga Stambolli në shekullin e 13 nga kryqtarët.

stamboll2Agata Kristi shkroi romanin e njohur “Vrasja në Orient Express” në hotelin Pera Palas në Stamboll, pasi vet ishte udhëtar i trenit të famshëm që udhëtonte nga Parisi në Stamboll në periudhën 1883-1977.

Ai është stacioni i fundit i këtij treni, në stacionin hekurudhor Sirkexhi gari, stacioni kryesor hekurudhor në pjesën evropiane të Stambollit.

 

Tregu i madh në Stamboll  Kapali Çarshi është tregu më i madh i mbuluar në botë me mbi 3000 dyqane.

Stambolli përfshin sipërfaqe sa shteti belg, me një numër pothuajse të barabartë të popullatës.stamboll-3

Ka patur një shprehje për Stambollin që përmendet dhe sot: “Toka dhe shkëmbinjtë në Stamboll janë të arta”.

Kjo parullë e famshme e viteve të ’50 të shekullit të 20-te ka sjell numër të madh të njerëzve nga fshatrat në këtë qytet magjik.

Në Stamboll gjendet kisha-xhami më e madhe në botë,  Shën Sofija dhe e vetmja që shërben si muze për ndikimin e thurur mes dy religjioneve dominuese në rajon.

Për këtë qytet, qe pesë herë ka ndryshuar emrin, ka shumë për të folur. Një vizitë në këtë qytet nuk do të lejojë që të zbuloni të gjitha sekretet e tij.

Do të impresionoheni, do të zbuloni, do të ngelni pa fjalë nga bukuria, megjithatë, asnjëherë nuk do të mësoni gjithçka për këtë margaritar të Bosforit.  Çdoherë mbetet diçka për vizitën e ardhshme.

Please follow and like us: