Albspirit

Media/News/Publishing

Të qëndrosh në radhë në vend të dikujt tjetër e të paguhesh… dhe 9 punët e tjera më të çuditshme në botë

Ka krizë dhe nuk ka punë, tashmë nuk kalon ditë pa e dëgjuar të paktën një herë të vetme këtë frazë nëpër media.

Në kohë të tilla kaq të errëta, e vetmja zgjidhje duket se është sajimi i mënyrave të reja të punësimit, në mënyrë që fundi i muajit të na gjejë të qetë, por sigurisht pa u përfshirë në kriminalitet.

Imagjinata e disa njerëzve për të fituar para, është e pashtershme. Do të bindeni për këtë kur të mësoni punët më të çuditshme në mbarë botën, të cilat duhet të jenë edhe fitimprurëse, përndryshe nuk do të mbijetonin.

Megjithatë, të vesh në punë imagjinatën, deri në atë pikë sa të mbledhësh mjaltë nëpër gremina, të vajtosh me pagesë ose të ndihmosh të tjerët për tu shpëtuar gjobave në rrugë, është vërtetë e çuditshme.

1-Të qëndrosh në radhë në vend të dikujt tjetër e të paguhesh

 

Rradhët me të cilat përballemi në shërbimet publike në Shqipëri nuk janë asgjë në krahasim me ato që krijohen në Poloni dhe jo vetëm për pranimin e dokumenteve apo pagesën e faturave, por për çdo gjë. Polakët duhet të presin me durim dhe me orë të tëra në radhë, në spitale, në treg, në dyqane, kudo. Për këtë arsye kanë gjetur një zgjidhje. Disa persona qëndrojnë në radhë, në emër të dikujt tjetër dhe për këtë shërbim paguhen.
2- Pasagjer me qera


Të marrësh taksi i vetëm nuk aplikohet në Xhakarta të Indonezisë. Në qarkullimin e makinave ka kufizime për sa u përket pasagjerëve. Dhe në qoftë se mendoni se kjo bëhet për të shmangur mbipopullimin, gaboheni! Përkundrazi, shoferët janë të detyruar të punësojnë një ose më shumë “Joki” (Pasagjer me pagesë), për të përmbushur kushtin e tre pasagjerëve në çdo automjet!
3- Të jesh bletar dhe njëkohësisht alpinist.


Bletët në Nepal nuk janë të buta. Kjo do të thotë se ato nuk mbahen dhe nuk lëvizin mbi tokë, duke qenë kaq të egra, ato jetojnë dhe i ngrenë kosheret e tyre në shkëmbinj të pjerrët dhe të lartë, duke bërë që mbledhja e mjaltit të jetë shumë e vështirë. Për këtë arsye janë bletarët-alpinistë, ata të cilët janë të detyruar të varen dhe të lidhn me litar dhe shkallë bambuje për të mbledhur mjaltin.
4- Një motorr me qera për të shkuar sa më shpejt në punë

 

Në qoftë se jeni në Kinë dhe doni të lëvizni sa më shpejt, harrojeni se mund ta bëni këtë me taksi. Në disa qytete, trafiku është me të vërtetë i padurueshëm. Por edhe për këtë ka një zgjidhje. Një profesion inovativ dhe me shumë imagjinatë. Njerëzit marrin me qera një motoçiklist për të shkuar sa më shpejt në punën e tyre. Por, për arsye se më vonë mund tu nevojitet dhe makina, atëhërë një person tjetër ua çon atë në destinacionin që e duan.

 

5- Sa më shumë të qara, aq më shumë para

 

Duket absurde por funerali është diçka vërtet unik në Indi. E veçantë është edhe mënyra se si mbajnë zi familjarët. Për të qenë më të saktë, duhet të theksojmë se për disa shtresa shoqërore në Indi, nuk është e përshtatshme që të shfaqin hapur ndjenjat e tyre. Në pamundësi për të shpërthyer në të qara dhe vajtime, të afërmit e të ndjerit shpesh “punësojnë” vajtuese profesioniste, të cilat qajnë në mënyrë aq profesionale se duket sikur dhimbja u del nga shpirti. Dhe sigurisht, sa më i madh është hidhërimi, aq më mirë paguhen. Por mos u habisni, kjo ndodh edhe në vendin tonë!

 

6- Mbuluesit e targave

 

Kaosi që mbizotëron në trafikun e Teheranit, ka bërë që autoritetet të vendosin rregullin e targave tek dhe çift. (dmth në ditët tek të javës lejohen të qarkullojnë makinat, targat e të cilave mbarojnë me numra tek dhe e kundërta). Njëkohësisht nëpër rrugë janë vendosur edhe kamera, për të parë të gjithë ata shoferë të cilët i thyejnë këto rregulla. Për këtë arsye, ka persona të cilët kryejnë profesionin e “mbuluesit të targave”. Shoferët paguajnë këmbësorë që të ecin ngjitur me makinat e tyre në zonat me kamera, duke qëndruar në pjesën e mbrapme të makinës, aty ku ndodhet targa dhe duke e mbuluar atë që mos ta rregjistrojë kamera dhe ti shpëtojnë gjobave. Dhe sigurisht që kjo metodë ka rezultat, pasi në këto zona ka aq shumë trafik, sa makinat ecin me shpejtësinë e breshkës.

 

7- Një polic trafiku i veshur si zebër

 

“Zebrat police” do ti gjeni në kryqëzimet e rrugëve në Bolivi. Në këtë vend nuk ekzistojnë vetëm vijat e bardha të këmbësorëve, por edhe njerëz të veshur si zebra, të cilët detyrojnë zbatimin e ligjeve të trafikut, tek shoferët e padisiplinuar. Çfarë do të thotë kjo? Nëse një automjet shkel vijat e bardha, në kohën që të drejtën e kanë këmbësorët, atëherë zebrat police e rrethojnë ata, i hidhen mbi makinë dhe e paralajmërojnë përpara gjithë të tjerëve.

 

8- Të pushosh si mjek i ndihmës së shpejtë, jo në ambulancë por në “ajër”.

 

Ekziston një vend në botë ku ka “fluturues”, dhe ky vend është Australia. Kjo ndodh për arsye sse humë qytete janë qindra kilometra larg nga njëri-tjetri dhe në shumë ferma, banorët e tyre shtrihen në zona të izoluara, janë krijuar Ambulanca dhe mjek “me krahë”. Kjo do të thotë që mjekët dhe ambulancat mbulojnë dhe kontrollojnë distanca të mëdha me aeroplanë.

 

9- Të punosh si shpërndarës ushqimi

 

Varfëria është shumë e përhapur në Indi dhe punonjësit nuk janë në gjendje që të përballojnë ngrënien e ushqimit nga jashtë. Dhe kjo është arsyeja, që çdo mesditë, secili grua i dërgon burrit të saj ushqimin që ka përgatitur vetë në shtëpi, duke përdorur “Dabbaëalat”. Këta janë shpërndarës të veçantë që transportojnë ushqimin e gatuar në enë alumini me motorrë, karroca, dhe madje edhe me trena. Në pasdite, ata kthejnë përsëri enët bosh të aluminit, në çdo shtëpi. Vetëm në Mumbai shpërndahen çdo ditë 400,000 vakte ushqimi.

 

10-“Paketuesit” e fëmijëve


Në disa zona të Vietnamit, ujrat e lumenjëve janë shumë të rrëmbyeshëm, me pasojë që shumë fshatra të jenë të izoluar. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollat e tyre gjatë periudhës së përmbytjeve. Për këtë arsye, prindërit punësojnë persona të veçantë që të kalojnë fëmijët nga njëra anë e lumit në anën tjetër, me një mënyrë origjinale. Ata i fusin fëmijët në një qese të madhe plastike, të papërshkueshme nga uji dhe gati pakoja.

Please follow and like us: