Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet shtrati i vdekjes së Krishtit

Zbulohet shtrati i vdekjes së Krishtit dhe një pllakë e vendosur nga kryqtarët në shekullin e 12

Shkencëtarët janë ballafaquar me një zbulim të ri pas hapjes historike të Varrit të Shenjtë në Jeruzalem, ku besohet se u vendos trupi i Jezu Krishtit pas kryqëzimitPër dekada me radhë, arkeologët dhe teologët kanë diskutuar nëse Varri i Shenjtë në Jeruzalem  është vendi ku Krishti u varros dhe u ringjall, pasi u kryqëzua.

Varri ka qenë i vulosur me mermer që nga viti 1500, në mënyrë që të mos lejohej marrja e objekteve.

Sipas Mirror, kur shkencëtarët ngritën mermerin  zbuluan shtratin e vdekjes se Jezusit (një pllakë prej guri gëlqeror), në të cilën ishte vendosur trupin i tij pas kryqëzimit.

Arkeologu Fredrik Hiebert nga  National Geographic, tha se ishte mahnitshme ajo që ndeshëm.

Kjo është një dëshmi e dukshme se vendi që pelegrinët adhurojnë sot është me të vërtetë e varri që gjeti perandori romak Konstandini në shekullin e 4-t. Dhe kjo  është e mahnitshme

Ata gjetën edhe një pllakë të dytë mermeri gri, e panjohur për hulumtuesit, në të cilën ishte është gdhendur një kryq nga kryqtarët në shekullin e 12.

Please follow and like us: