Zgjidhet misteri i “mjegullës së madhe”, që më 1952 vrau 12 mijë londinezë
Në dhjetor të vitit 1952, ‘mjegulla e madhe’ zbriti në Londër, një shtresë e trashë papastërtie që vështirësonte shikimin dhe frymëmarrjen.
Më shumë se 100 mijë njerëz u sëmurën pas ‘smogut të madh’, nga të cilët 12 mijë humbën jetën.
Ngjarja pasoi me krijimin e ‘Aktit të Ajrit të Pastër’, më 1965, por deri më sot askush nuk e kishte kuptuar pse mjegulla kishte helmuar aq shumë njerëz.
Tashmë, shkencëtarët që po studiojnë çështjen e ndotjes së madhe të ajrit në Kinë, kanë dalë në konkluzion se shkaku i mijëra të vdekurve pas ‘mjegullës së madhe’ të Londrës është fakti se qytetarët kanë thithur acid sulfurik të krijuar nga djegia e qymyrit.
Eksperimentet në Xi’an dhe Pekin treguan se sulfati mund të formohet nga ndërveprimi i dioksidit të azotit dhe dioksidit të squfurit – duke ‘ndërtuar’ pika të vogël acidi sulfurik që mund të jetë thithur nga njerëzit me anë të frymëmarrjes.
Autori i studimit, Renyi Zhang nga Universiteti i Teksasit është shprehur: “Njerëzit e kanë ditur se sulfati ishte një kontributor i madh për krijimin e mjegullës, dhe acidi sulfurik ishte formuar nga oksidi i sulfurit të lëshuar nga djegia e qymyrit, i përdorur nga banorët për shërbime vetjake dhe nga termocentralet”.
“Rezultatet tona tregojnë se ky proces është lehtësuar nga dioksidi i azotit, një bashkë-produkt i djegies së qymyrit, dhe ndodhi fillimisht në mjegullën natyrore. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në shndërrimin e dioksidit të squfurit në sulfat është se ai prodhon grimca acidi, i cili më pas e pengon këtë proces.
Mjegulla natyrale përmbante grimcat më të mëdha dhe acidi i formuar ishte holluar në mënyrë të mjaftueshme. Avullimi i këtyre grimcave të mjegullës pastaj la grimca të vogla acidi që mbuluan qytetin duke shkaktuar helmimin e tij”.