A e kemi ne nje plan veprimi per te reaguar kunder nje padrejtesie qe i behet nje shqiptari ne bote?
Edmond Vlashaj
Nuk po them a kemi strategji, se eshte fjale e madhe dhe tingellon si e larget, nuk po them a kemi Institucione Permanente Kombetare, pra institucione mbi shteterore Shqiptare, se tingellon utopike per syleshet dhe vesheleshet qe e dine fort mire se cdo te thote padrejtesi, sepse e ushtrojne vete personalisht si sport te rende kundrejt kujt munden. Nuk po them a kemi profesionalizem te qendrueshem, etik dhe te ftohte, ne Avokati Kombetare, ne Diplomaci Kombetare, ne Sherbimet Inteligjente Kombetare, etj. A kemi pra profesionalizem ne Strukturat e Shtetit Shqiptar, te paperzier me ngrefosjen dhe shpupurishjen e “Bibanit” apo te gjelit te detit te “Tiranes letrare” qe s’ben cap me shume se nje deklarate lufte me Europen ne facebook.
Sot eshte neperkembur Nderi i Kombit Shqiptar ne burgjet e Frances. Sot Ramush Haradinaj eshte ne burg. Ky eshte nje fakt! Jane me shume se dy dite qe ai po mbahet krejt pa te drejte, dhe ne cenim te cdo ligji nderkombetar ne burgjet e Frances.
Cfare ka bere Shteti Shqiptar ne kete rast?
Cfare ka bere kombi Shqiptar ne kete rast?
– Eeej mos me thoni asnje fjale per shtetin e Kosoves. Une po flas per Shtetin e Shqiperise, Kushtetuta e te cilit e obligon shtetin e vet te mbroje Interesat Kombetare dhe rrjedhimisht interesat e cdo Shqiptari, pjesetar i ketij Kombi.
Cila eshte Zyra e Avokatise me prestigjose dhe me e forte ne France e kontaktuar dhe e paguar nga Qeveria Shqiptare?
Cila eshte Zyra e Avokatise me e forte ne bote e kontaktuar dhe e paguar nga Shteti Shqiptar per kete rast?
– Cila eshte Nota e Protestes qe Qeveria Shqiptare ia ka derguar, Qeverise Franceze?
-Cila eshte Nota e Protestes qe Qeveria Shqiptare ia ka derguar Qeverise se Serbise ne kete rast?
– Cila eshte masa reciproke qe Qeveria e Republikes se Shqiperise, ia ka percaktuar urgjentisht si kunderpeshe autoriteteve serbe?
– A e dini se Kushtetuta e Shqiperise e ka te shkruar me Detyrim -Percaktim, Mbrojtjen e Interesave Kombetare te Shqiptareve kudo ku jane?
– A e dini se Prokurori Pergjithshem i Republikes se Shqiperise mund te hape hetime, dhe mund te prese mandat arresti kundrejt cdo njeriu te gjalle ne kete bote qe cenon Interesat Kombetare Shqiptare si dhe jeten e cdo Shqiptari kudo ku gjendet?
– A e dini se ky detyrim i lind Prokurorit te Pergjthshem te Republikes nga vete Kushtetuta e Shqiperise?
– A e ka thirrur Qeveria e Tiranes, ambasadorin serb, per ti percjelle atij largimin e menjehershem nga Tirana?
– A e ka thirrur urgjentisht Ambasadorin Shqiptar nga Beogradi, ai “Bibani” qe shpupurishet 50 ore me vonese, duke i shpallur lufte facebookse Europes?
– A ka kerkuar ndihme nga Miqte e Shqiperise dhe Shqiptareve ne kete rast ky “Bibani i Shpupurishur” Jakobin? Apo tanime ai nuk e di as vete se ku eshte, nuk ia ka idene se kush eshte miku dhe kush eshte armiku, se Gijotina qe e pat perdorur masivisht per te tjeret tani e ka marre me aq yrysh edhe vete ate, saqe po duket sikur po i afrohet aq shpejt pendeve te tij?
– Po Shqiptaret qe mbushin stadiumet e paguajne bileta 50 dollareshe per te vene prapanicen ne nje stol kaucuku apo per te psonisur nje qeleshe me raki ne simfoni?
– Ku jane pra Shqipet e Malit qe nxjerrin gjoksin e u bien tupanave kur dalin nja ca djelmosha qe lozin top me kembe, e ndersa kur ky soji i djelmoshave Mic Sokola, si Ramushi qe u vune gjoksin topave e tankeve armike, gjenden ne burg, asnje prej tupanave nuk degjohet as deri te qoshja ne rrugice te lagjes e jo me te shkoje me tej ne France apo ne Europe apo kudo ne Bote.
E njejta gje vlen te thuhet edhe per Kosoven dhe per cdo truall ku ka Shqiptare ne Ballkan, ne Turqi, ne Evrope ne Amerike, etj. Diaspora Shqiptare qe te miliarderet e deri te hallexhinjte duhet te bejne detyren para Kombit.
Sot te behemi te gjtihe bashke e te nxjerrim Ramush Haradinajn prej burgut, por mos harroni, ky komb do te begatoje vetem atehere kur do te behet mburoje e cdo Shqiptari qe peson padrejtesi ne vend te vet apo ne vende te tjera pa dallim nga statusi, apo nga perkatesia. Ne Maqedoni jane shume Shqiptare ne burgje te denuar perjete por padrejtesisht. Rasti “Monstra” e raste te tjera tashme jane pergojuar me ze ne vetedijien politike shteterore te Maqedonise e me gjere, por pa i cuar ne zgjidhje keto padrejtesi, nderkohe qe kalojne vitet e keta njerez dhe keta shqiptare te pafajshem dergjen ne burg.
– Sa shqiptare jane denuar padrejtesisht me denime te renda dhe te pamerituara ne burgje te shteteve te ndryshme sepse Shteti ame nuk ka dashur t’ia dije per ta?
E pra, ndersa te organizohemi intensivisht dhe masivisht per mbrotjen e Heroit tone Kombetar te diteve te sotme Komandantit Ramush Haradinaj, te mos harrojme se shume e shume te tjere jo si Haradinaj, por shqiptare dhe njerez ama, dergjen padrejtesisht ne burgje me denime te padrejta dhe gjenden pa asnje ndihme, pa u kujtuar askush per ta.