Beyonce kurde që e do ISIS
E quajnë Beyonce kurde, si për zërin e fuqishëm, ashtu edhe për bukurinë fizike.
Helly Luv është e famshme për këngët e saj në mbështetje të luftëtarëve peshmerga, të cilat e kanë kthyer në shënjestrën e njerëzve të kreut të ISIS-it, Abu Baker al Bagdadi.
Në rajonin kurd të Irakut, këngetarja është kthyer gati në simbol. “Ajo është ylli ynë”, i tha “Corriere Della Sera”-s përgjegjësi i hotelit me të blinduar të Irbilit, “Rotana”, ku Helly qëndron shpesh.
“Kam lindur në 1988-n gjatë luftës së Gjirit”, ka rrëfyer ajo. Ishte shumë e vogël kur u largua prej andej me familjen duke përfunduar në një kamp refugjatësh në Turqi.
Prej aty lëvizi në Finlandë dhe në moshën 18-vjeçare, vendos të shkojë në Los Angeles. Iraku pas kësaj zhytet sërish në luftë.
“Isha këtu në Irbil kur ISIS-i sulmoi për herë të parë”, kujton këngëtarja kurde me origjinë iraniane, e cila dhunës së shfrenuar të ekstremistëve zgjodhi t’i përgjigjej me një videoklip, “Revolution”.
Aty shfaqet duke luftuar xhihadistët me një dekolte të florinjtë dhe flokë të kuqe flakë. Peshmergat e adhurojnë, ama për militantët Shtetit Islamik këngëtarja përfaqëson një “fyerje për gratë”.
“Më duan të vdekur”, thotë Luv. Por pavarësisht kërcënimeve pafund, ISIS-i nuk e tremb. Muzika është arma me të cilin Helly lufton për të mbrojtur popullin e saj.