Albspirit

Media/News/Publishing

CIA identifikon zyrtarët rus që hakuan emailet e Wikileaks

Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se ka pasur zhvillime të reja në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në SHBA.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Ruters, e cila citon burime të saj në CIA, janë identifikuar zyrtarët rus të cilët i dhanë materialet e hakuara gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë Wikileaks-it.

Këto burime shprehen se hakimi rus është realizuar nga ana e qeverisë ruse, me qëllim favorizimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

“Në nëntor u bë e qartë se rusët ishin përpjekur të ndërhynin në fushatën zgjedhore në favor të Trump”, është shprehur një prej burimeve të Ruters, i cili është familjarë me raportin e CIA-s për këtë çështje.

Sipas zyrtarëve të CIA-s, në këtë çështje është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencë Ushtarake Ruse, e cila është përpjekur që të fsheh origjinën e materialeve të cilat janë publikuar më vonë në Wikileaks.

Pas deklaratës së drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në SHBA, James Clapper,se kishte të dhëna të reja mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje, pritet që një raport të publikohet në orët në vazhdim.

Ndërkohë, në një intervistë për Fox News, gjatë kësaj jave, Assange ka deklaruar se qeveria ruse dhe agjencitë shtetërore të Rusisë nuk ishin burimi i materialeve të hakuara gjatë zgjedhjeve amerikane, por nuk ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së palëve të treta.

Please follow and like us: