Albspirit

Media/News/Publishing

“FOREIGN POLICY JOURNAL” – Lidërt e korruptuar të Ballkanit luajnë me NATO-n.

Liderët e korruptuar në të gjithë Ballkanin luajnë me imazhin kanosës të Rusisë në mënyrë që të përfitojnë nga zemërgjerësia e Evropës.

Blerja nga Serbia në dhjetor të gjashtë avionëve luftarakë MiG-29 nga Rusia është shenjë e marrëdhënieve miqësore mes Beogradit dhe Moskës. Sipas disa analistëve ushtarakë, marrëveshja është provë e mëtejshme e fuqisë në rënie të NATO-s në Ballkan në mes të një pranie të rilindur ruse. Por provat për këtë vlerësim janë të vogla dhe nuk mbajnë parasysh historinë e komplikuar të aleancës në rajon. Në fakt, marrëveshja ekspozon një të vërtetë të papërshtatshme për NATO-n: shumë nga vendet e Ballkanit në fakt nuk duan të bashkohen me Aleancën.

Aktualisht, pavarësisht nga ajo që mund të mendojnë disa, shtetet e Ballkanit janë të ndara kur është fjala për NATO-n. Kroacia dhe Shqipëria, anëtarët më të rinj të NATO-s, janë përkrahës të vendosur të Aleancës. Serbia është një histori tjetër. Duke qenë pre e fushatës të bombardimeve të NATO-s, serbët janë në shumicën dërrmuese armiqësorë ndaj Aleancës. Një studim i 2016 zbuloi se vetëm 12% e serbëve do të mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në NATO, ndërkohë që një 82% e kundërshtojnë perspektivën.

Nga shtetet e Ballkanit, Mali i Zi dhe Kosova mund të duken tani si aleatë natyrorë për Uashingtonin. Por nën retorikën properëndimore të udhëheqësve të tyre qëndron një motiv i fshehtë për të luajtur me ndjenjat e Aleancës ndaj Rusisë, për të nxjerrë përfitime. Në të vërtetë, udhëheqësit e korruptuar në të gjithë rajonin e Ballkanit e kanë bërë zakon të luajnë me imazhin e Rusisë si kanosëse në mënyrë që të përfitojnë nga zemërgjerësia e Evropës. Dhe fatkeqësisht, strategjia e tyre funksionon.

Në Mal të Zi, për shembull, Perëndimi mbështet një udhëheqës që ka luajtur kartën e kërcënimit rus në dobi të tij. Milo Gjukanoviç, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen si kryeministër, pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet, ka përfituar personalisht duke lejuar rrjetet kriminale të lulëzojnë brenda kufijve kombëtarë. Shkalla e korrupsionit të Gjukanoviçit doli në pah gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit, në të cilat kryeministri dyshohet se kishte thirrur shumë qyettarë që jetonin jashtë për të votuar për të, duke u mbuluar shpenzimet e udhëtimit apo duke falur fatura ët papaguara, metoda që i dhanë 6 apo 7 vende më tepër në parlament partisë së tij.

Perëndimi ka bërë një sy qorr ndaj shkeljeve të Gjukanoviçit, pasi e sheh si bastion të stabilitetit dhe mburojë kundër ndikimit rus. Prandaj në maj të vitit 2016, NATO-ja e ftoi Malin e Zi për t’u bashkuar me Aleancën. Në fund të fundit, megjithatë, këto lloje politikash mund të dështojnë duke i kthyer qytetarët e vendit kundër Perëndimit.

Për fat të keq, Mali i Zi nuk është i vetmi: gjendja është e ngjashme dhe shqetësuese edhe në Kosovë.

Deke marrë zemër nga pritja pozitive e NATO-s, udhëheqësit e Kosovës kanë lartësuar vlerat perëndimore duek theksuar kërcënimet nga Rusia dhe kanë shprehur ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n. Nga ana tjetër, Aleanca e ka përqafuar Kosovën, duke shpërfillur në masë të madhe korrupsionin.

Please follow and like us: