Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja e Dr. Florit: Ja pse fshiva fotot me burrin tim nga instagrami

Gruaja e ve e dr. Florit, këngëtarit të famshëm që humbi jetën dy vjet më parë ka treguar se pse nuk ka më foto me të shoqin në Instragram.

Llogaria e saj pa foto me dr. Florin është komentuar nga mediat e verdha si një mundësi që Blerina, kështu e quajnë nusen e këngëtarit, mund të ketë n jë arsye të fortë.

Blerina ka sqaruar të gjithë fansat e të shoqit si dhe gjithë lexuesit e portaleve se heqja e fotove është e lidhur me një moment të papritur.

“E di që s’duhet të merrem fare me këta pseudo gazetarë që për disa klikime më shume nuk kursejnë të hedhin baltë mbi këdo, por në respekt të të ndjerit bashkëshortit tim, e ndjej si detyrim të sqaroj edhe njëherë që llogaria ime në Instagram ishte vjedhur duke fshirë kështu çdo foto dhe video që kisha. Unë kam arritur ta rimarr por pa mundur të kthej fotografitë dhe videot e mëparshme…gjë e cila është përkthyer në mënyrë të neveritshme nga portalet”, shkruan Blerina krahas fotos që përmban screenshot-e të mesazheve, ku i thuhet se dikush ka kërkuar të hakojë llogarinë e saj.

Please follow and like us: