Kate Middleton, çmim si fotografe profesioniste për fëmijët e saj
Nuk është vetëm një dukeshë, por tani edhe një fotografe e njohur në nivel kombëtar: Kate Middleton është vlerësuar me çmimin e “Royal Photographic Society”, që e ka shpallur edhe anëtare të nderit të përjetshme, për fotot e kryera për dy fëmijët e saj, George dhe Charlotte.
Çmimi i është dhënë Kate për “talent dhe entuziazëm”, e cila në disa raste ka fotografuar fëmijët, duke qenë në nivelin tradicional të një fotografi profesionist.
“Dukesha e Kembrixhit, – shkruan shoqata në faqen e saj në “Facebook”, – ka pranuar ofertën tonë. E diplomuar në histori arti, dukesha ka një talent të lindur për fotografinë”.
Please follow and like us: