Albspirit

Media/News/Publishing

Kryengritjet e para kundërkomuniste

Pjetër Pepa

masakrat-komuniste-300x169Tashme lexuesi u mesua me punen intelektuale te Uran Butkes, kushtuar te gjithave, se pari, qellimit fisnik te lehtesimit te dhembjes dhe plageve te atyre qe pesuan nga krimet komuniste, sigurisht edhe te familjareve e pasardhesve te tyre. Se dyti, me qellimin e ndricimit te asaj te vertete historike te pergjakshme qe aq keq u baltos gjate 50 viteve te nje diktature te denuar nga gjithe bota qe e provoi dhe e njohu, me synimin e paster qe “ajo qe harrohet, te mos perseritet”.

Libri qe permblidhet ne 310 faqe ka shume pak komente e opinione personale. Ai eshte i mbushur vetem me dokumente, fakte e materiale, qe jane mbledhur me imtesi kembengulese, mund e durim nga autori, me synimin e paster qe te mbese sa me objektiv e mos te ndikoje as sadopak tek lexuesi, i cilitdo krah qofte ai e ta shohe veten ne te, pra, qe t’i nxjerre vete perfundimet. Por, ne kete rast une nuk do ndalem ne permbajtjen e librit, sepse ate e ka te permbledhur me saktesi e imtesi me kujdes te posacem vete autori dhe e le ne kureshtje qe lexuesi ta shohe vete.

Ne dy fjalet e mia do te ndalem vetem ne disa “paradokse” qe tunduan mendimin mbas leximit te librit.

1-Lexon nje liber mbi 300 faqesh qe i kushtohet nje qendrese e perpjekjeje te vecante historike te dy krahinave me ne ze te Shqiperise se Veriut sic jane Malesia e Madhe e

Postriba dhe nje tjeter krahine jugore si Zhapokika. Si ne nje ortek debore perftohet e pershkruhet zemerimi popullor e intelektual i atyre krahinave. Sillen ngjarjet e kryengritjes se Kelmendit, Tamares, Koplikut, Postribes, Shkodres, Zhapokikes etj. Behet kjo me kaq dokumente, detaje e fakte, permenden perpjekjet e luftimet, sillen lista e dokumente per martiret e deshmoret, te gjithe “tradhtare e armiq”, shqiptare me dhe pa varre, shperndare – me mire te thuash “mbjelle” sa andej e ketej – dhe cuditerisht ndeshesh me pyetjen ose paradoksin e pare:

A ka pasur disidence ne Shqiperi gjate diktatures komuniste?

 

2-Me dhimbje ndjek ne nje sistem diktatorial qe me pergjakje te llahtarshme perpiqet me cdo kusht te shkule me rrenje cdo mendim e kundershtim politik, mbledhje e perpjekje, njerez qe vriten, pushkatohen e varen, me gjyqe formale, por edhe pa to, burgosje e internime qe vetem emrat t’ i lexosh te lodhin. Pra, vetem t’ i lexosh lodhesh se cfare u be per te luftuar “kunder ketyre armiqeve” shqiptare e atdhetare te Shqiperise nen tingujt e pergjakshem te kenges fyese e shemtire: “Hidhe moj hidhe kemben-o….T’ja b… Geges moj t’emben-o “… Dhe ky ishte vetem fillimi… me sakte, as dy vitet e para. Mirepo cuditerisht serish s’ te ndahet pyetja…”

“ Po… pse nuk vazhdoi?”

3- Ne dy-tri krahina te vogla veriore e nje jugore… u sakrifikuan sa dhjetera e qindra… nacionaliste e patriote… mendo cfare ndodhi ne 50 vitet me pas ne mbare Shqiperine… U eliminuan te gjithe intelektualet e diplomuar nder universitetet dhe shtetet e Evropes. Gjen ne librin e Butkes, vetem per pak faqe e edhe ne pak vite..figura te tilla intelektuale e nacionaliste si Jup Kazazi, Osman Haxhija e Dulo Kali, Gjelosh Luli e Myzafer Pipa, Llesh Marashi e Prek Cali, Riza Dani e Kole Prela qe perballen me kriminele te tille si Toger Baba e Zoj Themeli, Aranit Cela, Shefqet Peci, Mehmet Shehu e sa e sa nga soji i tyre qe i sulmojne per t’i asgjesuar here me ceta, pastaj batalione e deri brigada, me vrasje te fshehta e gjyqe formale duke i sulmuar nga Shqiperia, Cetina e Tuzi. U ndeshen ata qe deshen Shqiperine, por jo serbin e jugosllavin, deshen flamurin pa yllin e simbolet sllave e ruse… U ndeshen ata qe nuk mund te pajtoheshin me kengen e tradhtise se asaj periudhe:

Enver Hoxha ka pare anderr

Shqiperine nuse, Titon dhanderr

Nje shtepi t’bukur nje shtepi te gjane

Beograd e der n’Tirane….

Kenge qe me vone u pasua nga motivet e stepave ruse, motivet kineze e gjithcka tjeter vec evropiane jo… dhe cuditerisht perballesh me pyetjen:

“Po pse po vonojme kaq shume te futemi ne Evrope kur dihet se asaj i perkasim qofte me gjeografi, kulture e gjithcka tjeter shpirterore e materiale???

4- Gjithe ajo reprezalje e masaker qe ndodhi ne keto treva veriore e me pas ne mbare Shqiperine… sigurisht qe perben ne vetvete nje gjeme te madhe, por ajo qe e rendon edhe me shume ate, eshte fakti se, sic rezulton edhe nga dokumentet arkivore, gjithcka qe ndodhi e do te ndodhte ne keto treva, dihej fare mire qe me pare… cka do te thote “mund te evitohej fare mire nje pergjakje e tille”, por u la me qellim qe “te ndodhte” per te justifikuar ate terror e tmerr. “Nje dite terror nje vit qetesi” – thoshte Hitleri per te justifikuat tmerrin e tij ndersa “Nje vit terror – per te krijuar dhjetera vite qetesi – do te ishte me kete rast lajtmotivi i shemtuar i diktatorit tone komunist shqiptar.

“ Po mire… Mbasi te mbaroni me ne armiqte… Me ke do te merreni?? Apo do te hani njeri-tjetrin?” – ishte pyetja qe i bante P. Anton Harapi trupit gjykues qe do ta denonte me pushkatim pikerisht ne kete periudhe per te cilen flet Uran Butka ne librin e tij. Natyrisht “profetsia” i doli… Si mbaruen armiqte filluan vertet te hanin njeri-tetrin e me vrasje e vetevrasje shkuan edhe vete kriminelet qe citohen ne kete liber. Nuk u mor vesh me pas si shkuan punet… e nje diktature te shemtuar… Ne nje rresht me 16 te tjere, fare prane Prek Calit te madh ishte i rreshtuar edhe Dom Ndre Zadeja qe ne fjalen e fundit para pushkatimit linte thenien lapidare: “O Zot! Cfare duhet te bej me shume per te kene shqiptar?”… Mirepo Jup Kazazet, Osman Haxhite e Dulo Kalet, Llesh Marashet, At Anton Harapet, Gjelosh Lulet, Prek Calet e Dom Ndre Zadejet mbeten serish armiq ndersa te dytet u kthyen ne “disidente”.

I patem ata ne Parlament, “prane nesh” -majtas, “mes nesh” – djathtas dhe… mbas nesh “djathtas e majtas”. ”Mirepo cuditerisht gjithcka u mbyll me nje tjeter paradoks qe e quajti: “bashkevuajtes – bashkefajtore”…

Sec me kujton kjo te ndjerin vellain tim Simon Pepa qe ne nje poezi te titulluar “Ujku e Qengji” mbasi ky i pari, fare pabesisht, edhe ne pleqerine e thelle… e sulmon dhe e shqyen… kete te dytin e qe mbyllet me strofen:

“Si une qe po t’bej varrin-Si ti o qengj i gjore-Ne fund nje emer marrim-Bashkevuajtes e bashkefajtore.

5- Po sot do te pyes dikush… Tashme mbas mbi 20 vitesh demokraci… ka ndryshuar shume, eshte permiresuar gjithcka??? Tashme te gjithe ata personalitete qe Uran Butka kujton e permend ne librin e tij te fundit, me kaq fakte e dokumente, ata, qe mjerisht u vrane e u pushkatuan grupe-grupe, u varen dhe u asgjesuan apo familjet e tyre qe u burgosen dhe u internuan – besojme se sakrificat e tyre sigurisht u shperblyen; interesat. pikepamjet dhe bindjet e tyre, sigurisht nuk mund te mprohen ne Parlament nga ata vete se ata u asgjesuan… por se paku nga bijte e bijat, nipat e mbesat e tyre?? Se ne fund te fundit vetem kete deshen te gjithe ata. Lirine e fjales e te besimit. Levizjen e lire dhe rrugen drejt Evropes; pavaresine e vendit te tyre ngas pretendimet poshteruese e mjerane te fqinjeve xheloze e zemerkqinje qe donin te na linin pa Shqiperi.

“Ot Bregmata do Kotorra – eta zemla Cernagora” (Pra nga Bregu i Mates e deri ne Kotorr-eshte toke e Malit te Zi)… – kendonte fqinji verior. Per pjesen e mbetur te saj nje tjeter kenge te ngjashme, ate te Vorio Epirit – pergjigjej fqinji jugor. E kete, fale Perendise e kuptuam dhe po e deshirojme tashme te gjithe; madje me kaq mund e sakrifica po perpiqemi ta realizojme ate. A kerkoi kush ndjese?? Sigurisht qe askush aspak… dhe, edhe nese e bejne ne te ardhmen “me mire vone se kurre… Por; Ja ku te del serish e te tundon paradoksi i fundit. Neser atje, ne Parlament, nuk do te gjesh prej atyre qe pret e mendon… Serish si zakonisht perballesh me paradoksin tjeter…” I majti ka me shumice… bij te ish-persekutoreve” por edhe ne krahun e djathte, ne ate te “demokrateve” do te gjesh qe do t’i mbroje e te perfaqesoje interesat e tyre… “Ata qe shpallen Mehmet Shehun “Qytetar Nderi” dhe propozuan t’i vihet busti a monumenti ne nje vend sa me te dukshem… Edhe pas dy dekadash sigurisht Shqiperia do te kete fatin e vet, por gjithsesi te jete e pergatitur per te tjera sakrifica. Se, ndersa te paret, dhane jeten… u varen, u vrane dhe u pushkatuan per te mbrojtur me dinjitet idealin e tyre dhe bindjet..sot do ja mprojne ne Parlament ata qe dy dekada me pare kerkuan” t’u siguronin familjen pa do te dinin ata si do te merrnin rreshqane skeletet e kaftat e demokrateve”. Mjerisht, Shqiperia do te vuaj ende sepse po duan te thone se ne te dy krahet “gelojne” ende b.puntoret e punetoret e ish Sigurimit qe ende s’ e kane gjetur e nuk po e gjejne ate “konsensusin qe u dashka per te miratuar ate te ashtuquajturin “Ligj mjeran te Lustracionit” qe bota e din dhe e ka..por mjerisht ne jo ende… Mjerisht Shqiperia ka pak cfare te prese edhe nga ata deputete te Parlamentit te saj “ qe si rriqna i jane ngjitur trupit te saj te drobitur…; nga ata qe.. panjohur moral e dinjitet njerezor as politik kalojne si te hidhen nga dega ne dege,, nderrojne nga parti ne partia, nga krahu i majte ne te djathe e anasjelltas..ndaj s’ jane kurre te interresuar ta hapin “ate te ashtuquajturen” Kuti te Pandores “duke pasur si” yll polar “karrigen parlamentare dhe interesin e tyre personal para fateve te Shqiperise dhe interesave te saj”.

Mendoj se ne kete rast eshte me mire te largohem nga paradokset e dhimbshme te historise tragjike shqiptare.

Pergezoj perzemersisht zotin Uran Butka per te gjitha perpjekjet 20-vjecare, per punen, kohen e mendjen, qe ia ka kushtuar “dhimbjes shqiptare”; historise se saj te pergjakshme dhe fateve te kombit…

Nje falenderim te posacem ne emer te te gjithe “verioreve” qe mbasi deputete, historiane e politikane… nuk po gjejne kohen e rastin e duhur per te ndricuar keto te verteta historike… ne trevat e tyre po ia ben Kolonjari Butka, biri i denje i Safet Butkes qe me perpjekjet e tij po i “mjekon” plaget… Veriut e verioreve kudo ku padrejtesisht rendoi masakra e diktatures komuniste… pavaresisht se ajo ishte Masakra e Tivarit, e Malesise se Madhe, e Postribes apo e ndonje treve tjeter.

Gjithashtu, vleresim per Institutin e Studimeve te Krimeve te Komunizmit dhe drejtorin e saj, Agron Tufa, per botimin e kesaj vepre te rendesishme historike.

 

Please follow and like us: