Albspirit

Media/News/Publishing

Lista e plotë e koleksionit të pullave të Lef Nosit

Në dhjetor 1946, koleksioni i pullave të Nosit ka kaluar në Bankën e Shtetit me urdhër verbal nga Ramadan Çitaku

 

“Pas Lufte (e Dytë Botërore), në Arkivën e Partisë së Punës kishte shumë pak trakte të kësaj partie të hedhura gjatë viteve 1941-1944. Për faktin se askush nuk kishte menduar ruajtjen e tyre, ky aspekt ishte pothuajse në shifra të papërfillshme. Por kur komunistët hapën shtëpinë e Lef Nosit gjetën atje koleksionet e trakteve të tyre që Nosi i kishte grumbulluar në mes të luftës si koleksione”, – shkruan historiani Kastriot Dervishi në një profil të patriotit të shquar elbasanas, botuar në gazetën “55”, 28 mars 2008.

Lef Nosi ka qenë një ndër koleksionistët e rrallë në Shqipëri dhe dy dokumentet e sotme janë dëshmia e kësaj cilësie të tij.

Mitrush Kuteli shkruan në një letër për familjen e tij për vjedhjen e veprës së Lef Nosit nga Dhimitër Shuteriqi. Në 1945, Shuteriqi ishte shefi i propagandës në Elbasan. Një nga veprimet e tij në këtë detyrë ishte djegia publike librave të konsideruar të ndaluar.

Lef Nosi, me largpamësinë e tij, ishte përgatitur për kasaphanën kulturore që e priste Shqipërinë me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe i kishte mbyllur materialet e tij me vlerë Bankën e Shtetit. Pas marrjen së pushtetit nga komunistët, ata morën nën kontroll edhe bankën e shtetit. Në 10 shtator 2012, ne botuam një dokument të Ministrisë së Propagandës, të firmosur nga Shefqet Musaraj, që tregon marrjen e librave të Lef Nosit, të ruajtura në Bankën e Shtetit. Dokumenti i sotëm, procesverbali dhe lista e koleksionit të pullave, është një dritare shtesë për të hedhur dritë mbi pasurinë kulturore të Lef Nosit.

Në dokument vihet re që koleksioni i pullave është marrë nga një komision i ministrisë së Financave dhe i është dorëzuar një komisioni të Bankës së Shtetit, me qëllim që të ruheshin nga sektori i gjërave me vlerë. Urdhri për këtë veprim është dhënë formë verbale nga ministri i Financave, Ramadan Çitaku.

Procesverbali i pullave është goxha i detajuar dhe do të ndihmojë ndoshta për gjetjen e tij. Nëse pullat janë përdorim, në koleksione private ose shtetërore, ky dokument mund të ndihmojë për identifikimin e origjinës së tyre dhe kështu t’i njihet merita pronarit të tyre të vërtetë.

Në dokument janë emrat e anëtarëve të komisioneve. Nëse ndonjëri prej tyre është ende gjallë, ata mund të merreshin në pyetje për informacion shtesë. Nëse zhvillohen hetime, ndoshta edhe të afërmit e tyre mund të dëshmojnë, në rastet që kanë informacion për veprimtarinë e paraardhësve të tyre.

Në dokument, kur përmendet emri i Lef Nosit, ai thirret “kriminel lufte”, por kësi gjërash nuk duhen marrë parasysh, sepse kriminelët e vërtetë ishin ata që e dënuan atë.

 

 

Dokumenti 1

 

PROCES-VERBAL

 Mbi

Dorëzimin e nji pako pullash Postare të Kriminelit të Luftës dhe anmik i popullit Lef Nosit, Drejtoris së Përgjithshme (Seksjonit Thesarit) të Bankës së Shtetit.

 

Neve të nënshkruesit Beqir Minxhozi, Klearko Gjodede e Petro Poppa, që të tre nëpunsa të Ministris së Financavet dhe Hajati Bega, Vasil Duro e Adem Kabashi që tre nëpunsa të Bankës së Shtetit tue qenë të ngarkuem me urdhen verbal të Ministrit të Financavet të parët me dorëzue pakon që bahet fjalë këtu sipër dhe të dytët me e marrë në dorëzim, deklarojmë, se sot më datë 24 Dhjetuer 1946 në praninë t’onë u hap nji pako me pulla Postare të kriminelit të luftës Lef Nosit të lidhun e vulosun rregullisht me dyll të kuq simbas nji etikete datë 16.XII.1946 që kishte pakoja e firmueme prej Komisionit të posaçëm të marrjes në dorëzim nga Elbasani.

Numurimi dhe vërtetimi i përmbajtjes së pakos fillojë më datë 24 tue marrë fund më datë 26.XII.1946.

Në numurimin material që u ba u gjetën sasinat llojet dhe kategorit e pullave të cilët u dorëzuanë rregullisht datë 26.XII.1946 përfaqësuesve të Bankës së Shtetit si mbas listës e inventarit material që i bashkëngjitet si pjesë e pa ndame e këtij Proces-Verbali.

Për vërtetim u përpilue ky proces-verbal në gjasht kopje të njëjta me origjinalin dhe gjasht kopje listash inventari material të cilët mbasi u kënduan dhe u gjetën konformë me numurin nënshkruen rregullisht nji nga nji prej nesh.

Nga tre kopje të këtij proces-verbali dhe listash anekse i dorëzohen Ministris së Financavet dhe Bankës së Shtetit.

 

Tiranë më 26.XII.1946

 

Komisioni:

 

Marrësit në dorëzim:

Nëpunësit e Bankës së Shtetit

 

(Hajat Bega) firma

(Vasil Durro) firma

(Adem Kabashi) firma

 

Dorëzuesit:

Nëpunsat e Ministris së Financavet

 

(Beqir Minxhozi) firma

(Klearko Gjodede) firma

(Petro Poppa) firma

 

Sipër dokumentit është bërë ky shënim me shkrim dore: Drejt. Kontrollit/ Të ruhet nga Sek. i Gjërave me Vleftë. Të mbahet dhe evidencë e veçantë për t’u përmendur nga ndonjëherë në raportet periodike gjë që mund të vlejë si sugjerim për vendosjen e këtyre pullave në ndonjë muze etj.

3.I. 1947.

 

Dokumenti 2

 

LISTA

e inventarit të materialit

—–

A) Vula (timbra) të përdorura për vulosjen e pullave postare me këto mbishkrime.

1) Nji vulë “Elbasan”

2) –  –  –    “Pesin-Shqipni 1.3.1914”

3) –  –  –    “Komitti i Shqipnis 1908”

4) –  –  –    “Zyra e Postës Mollas me hyll në mest”

5) –  –  –    “Qukës-Shqipni 13.6.1913”

6) –  –  –    “Rekomandé”

7) –  –  –    “Jugosllave-Dibër cenzure e Ushtris”

8) –  –  –    “Turqisht”

9) –  –  –  –  –  –  –  –  – –

 

B) Pula Postare me këtë mbishkrim.

“Qeverija e Shqipnis Mesme” për sipër dhe poshtë “Tarabosh 1913” me vleftë 5 (pesë) para copën.

 

1)    copë 1054 (njëmijëepesëjet e katër) 5 para secila pullë

2)    copë 706 (shtatëqindegjashtë) 10 para secila pullë

3)    11 (njimbëdhjet) copë zarfa me nga nji pullë me mbi-shkrimin “Qeverija e Shqipnis Mesme” me v;eftë 40p. copa

4)    11 zarfa me pulla me mbi-shkrimin “Qeverija e Shqipnis mesme” me nga 4 copë pulla secila d/mth. Gjithseit 44 (dyzetekatër) të ndame në 11 copë 6 pjastres, 11 copë në 3 pjastres, 11 copë 100 para

5)    33 (tridhjetetre) zarfa me nga 5 copë pulla d.m.th. 165 (Njiqindegjashtëdhjetepesë) të ndame në 1 pullë 2 para, 1 pullë 5 para, 1 pullë 10 para, 1 pullë 20 para, 1 pullë 40 para.

6)    2 zarfa me nga 4 copë pulla d.m.th. 8 (tet) në 2 pula 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para.

7)    9 zarfa me nga 7 copë pulla d.m.th. 63 (gjashtëdhjetetre) të ndame në 1 pullë 3 pjastres, 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 5o para.

8)    11 (njimbëdhjet) zarfa me na 1 pullë tre pjastres gjithseit copë 11 (njimbëdhjet).

9)    16 (gjashtëmbëdhjetë) zarfa me nga 9 copë pulla gjithseit 144 (njëqindedyzetekatër) të ndame më 1 pullë 3 pjastres, 1 pullë 6 pjastres, 1 pullë 2 para, 1 pullë 5 para, 1 pullë 10 para, 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para, 1 pullë 50 para 1 pullë 100 para.

10) 3 (tre) zarfa me nga 9 copë pulla gjithseit 27 (njizeteshtat) të ndame në nji pullë 3 pjastres, 1 pullë 6 pjastres, 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 para 1 pullë 100 para.

11)  8 (tetë) zarfa me nga 9 copë pulla gjithseit 72 (shtatëdhjetedy) të ndame nçë 1 pullë 3 pjastres 1 pullë 6 pjastres, 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para, 1 pullë 10 para 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 para 1 pullë 100 para.

12) 4 (katër) zarfa me nga 9 copë pulla gjithseit 36 (tridhjetegjashtë) të ndame në 1 pullë 3 pjastres 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 para 1 pullë 100 para.

13)  1 (nji) zarf me 7 (shtatë) copë pulla të ndame në 1 pullë 3 pjastres 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 para.

14) 1 (nji) zarf me 8 (tetë) pulla të ndame në nji pullë 3 pjastraes 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 para.

15)  11 (njimbëdhjet) zarfa me nga 9 copë gjithseit 99 (nadëdhjetenandë) të ndame në 1 pullë 3 pjastres 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 para 1 pullë 100 para.

16)  1 (nji) zarf me 8 (tet) copë pulla të ndame në 1 pullë 3 pjastres 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 para.

17)  1 (nji) zarf me 8 (tetë) copë pulla të ndame në nji pullë 3 pjatres 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 para.

18)  1 (nji) zarf me 7 (shtat) copë pulla të ndame në 1 pullë 3 pjastres 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 50 para.

19)  1 (nji) zarf me 8 (tetë) copë pulla të ndame në 1 pullë 3 pjastres 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 40 para 1 pullë 50 patra.

20)  1 (nji) zarf 2 copë pulla me nga 20 para secila pullë

21) 4 copë pulla të ndame në 1 pullë 3 pjastres 1 pullë 6 pjastres 1 pullë 5 para 1 pullë 20 para.

 

C) Pulla Postare Jugosllave me fytyrën e ish Mbretit Pjetër i I-rë t’okupacionit

 

22) 2 (dy) zarfa me nga 5 (pesë) copë pulla gjithseit 10 (dhjet) copë të ndame në 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para 1 pullë 25 para 1 pullë 30 para.

23)  6 (gjashtë) zarfa me nga 1 (nji) copë pullë 10 para gjithseit 6 (gjashtë) copë pulla.

24) 2 (dy) zarfa me nga 8 (tet) copë pulla gjithseit 16 (gjashtëmbëdhjetë) të ndame në nji pullë 1 para 1 pullë 2 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 15 para 1 pullë 25 para 1 pullë 30 para 1 pullë 50 para.

25)  4 (katër) zarfa me nga 4 (katër) copë pulla gjithseit 16 (gjashtëmbëdhjetë) të ndame në 2 pulla 5 para 2 pulla 10 para secila.

26)  4 (katër) zarfa me nga 8 (copë) pulla gjithseit 32 (tridhjetedy) të ndame në 1 pullë 1 para 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 15 para 1 pullë 20 para 1 pullë 25 para 1 pullë 30 para 1 pullë 50 para.

27)  3 (tre) zarfa nga 2 copë pulla gjithseit 6 (gjashtë) pulla të ndame në 3 pulla 1 para 3 pulla 2 para.

28)  7 (shtat) zarfa me nga 2 copë pulla gjithseit 14 (katërmbëdhjetë) pulla 5 para secila pullë.

29)  5 (pesë) zarfa me nga 3 copë pulla gjithseit 15 (pesëmbëdhjetë) të ndame në 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para (me shqiponjë në mest)

30)  2 (dy) zarfa me nga 5 copë pulla gjithseit 10 (dhjet) të ndame në 1 pullë 5 para 1 pullë 10 para 1 pullë 20 para (me shqiponjë) 1 pullë 1 para 1 pullë 2 para (me fytyrën e Pjetrit të I-rë)

31)  8 (tet) zarfa me 49 (dyzetenandë) copë pulla të ndame 6 pulla 1 para 8 pulla 2 para 8 pulla 5 para 7 pulla 10 para 2 pulla 15 para 1 pullë 1 dinar (me fytyrën e Pjetrit I-rë) dhe 3 pulla 5 para 3 pulla 10 para 3 pulla 20 para.

32)  1 (nji) Album në formë libbri që përmban pulla që vijojnë:

23 (njëzetetre) copë pulla me shqiponjë     5 para

11 (njëmbëdhjetë) –       –           –           10 para

10 (dhjet) –                       –           –           –           20 para

1 (nji) –                 –           – vulën Tiranë  5 para

2 (dy) –      –           –           –           –           20 para

2 (dy) –      –           –           –           –           50 para

 

Pulla me fytyrën e Mbretit Pjetër I-rë.

 

26 (njëzetegjashtë) copë      pulla    1 para

8  (tetë)                     –            –         2    –

112 (njiqindenjizetedy) –       –         5    –

54   (pesëdhjetekatër)    –       –        10   –

2 (dy)                        –            –        15   –

17 (shtatëmbëdhjetë) –           –        20   –

34 (tridhjetekatër)     –            –        25   –

19 (nandëmbëdhjetë) –           –        30   –

20 (njizet)                  –           –         50   –

 

33) 2 (dy) copë pulla greke njena dy para dhe tjetra 3 para me vulën Korçë Shqipni

 

Pulla me fytyrën e Skënderbeut.

 

34) 30 (tridhjetë) zarfa që përmbajnë gjithseit 66 copë pulla të ndame

7     copë         grosh    1

1       –                –        2

3       –               5    para

1       –               10  –

16     –                20 –

16 copë             5 qind

14     –                   10  –

8      –                    25  –

 

Pulla me fytyrën e ish Princit Wied dhe me fjalën Shqipni

35) 98 copë qind 0,25 (gandëdhjetetet)

 

Pulla të kohës së Zogut dhe okupacionit Italian

36) 137 copë (njiqindetridhjeteshtat) të ndame si vijon:

 

Viktor Emanuel     0,05 qind   copë 39

–             –           0,10     –        –     20

–            –           0,15    –        –      32

–             –           0,25     –       –      1

–             –           0,30     –       –       3

 

Mbretnia Shqiptare  copë 0,03     qind  copë 4

–               –            –     0,02    qind      –    9

Mbledhja Kushtetuese dt.  12.IV.1939  0,01  qind   copë 1

–                 –          –            –            0,02     –         –    2

 

Mbretnija Shqiptare ndihmë për antiturbekulozin

Nga 0,50 qind copë 1

–      0,30    –      –     1

 

Posta Shqiptare  0,05  qind copë 1

 

Zogu Postat Shqiptare nga 0,05 qind copë 17

–         –             –          –  0,10    –       –       2

–         –             –          –  0,15    –       –       2

 

Viktor Emanuele 14 shtator 1943   0,05 qind copë 2

 

37) Pulla Postare me fytyrën e Skënderbeut

Nga 0,50 qind të syrsharzhueme në “2 grosh” copë 236 (dyqindetridhjetegjashtë).

 

38) Nga Fr. 1 – të syrsharzhueme në “5 grosh” copë 93 (gandëdhjetetre)

39) Pulla Postare me mbi-shkrimin Qeverija e Shqipnis së mesem sipër dhe poshtë Tarabosh 1913 nga 2 para të syrsharzhueme me nji vulë turqish copë 498 (katërqindenandëdhjetetetë).

40) Pulla Postare me fytyrën e Skënderbeut nga 0,02 qind të syrsharzhueme në 5 para copë 334 (treqindetridhjetekatër).

 

41) Pulla Postare me mbi-shkrimin Qeverija e Shqipnis Mesme sipër dhe poshtë Tarabosh 1913 nga 40 para të syrsharzhueme me nji vulë turqisht copë 77 (shtatëdhjeteshtatë) dhe copë 74 (shtatëdhjetekatër) nga 50 para,

nga 6 pjastres copë 27 (njëzeteshtatë)

–    3     –           –   106 (njëqindegjashtë)

–   20    –           –    574 (pesëqindeshtatëdhjetekatër).

 

42) Pulla Postare me fytyrën e Skënderbeut nga 0,05 qind të syrsharzhueme në 10 para copë 506 (pesëqindegjashtë) nga 0,20 qind të syrsharzhueme në 20 para copë 532 (pesëqindetridhjetedy) nga 0,25 qind të syrsharzhueme në 1 grosh copë 432 (katërqindetridhjetedy).

43) 6 copë kartolina me nga 5 grosh me fytyrën e Skënderbeut.

 

(Firmat e komisionit dhe vula e Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit në Bankën e Shtetit Shqiptar)

 

 

Dokumenti për librat e Lef Nosit

 21-3-945

 Nr. 332 B/3

Drejtoria e Artit dhe Kulturës P.

 

MINISTRISË SË FINANCAVE

“         “        “     “  DREJTËSISË

 

Tiranë

 

Drejtoria e Bibliotekës Kombëtare do të tërheqë librat e bibliotekës së sekuestruar të Lumos Skëndos, Mustafa Krujës dhe ca libra të Lef Nosit të depozituara në Bankën e Shtetit. Për këtë lutemi që nga ky dikaster të caktohet një i deleguar me cilësi si anëtar i komisionit, i cili formohet pranë M. së Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore, për tërheqjen e librave të tradhëtarëve në fjalë.

 

Vdekje Fashizmit – liri Popullit!

 

[P.]MINISTRI

Sekretari i Përgjithshëm

(Firma e Shefqet Musaraj, pa emrin)

Please follow and like us: