Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani i shkruan homologut francez: mundësoni lirimin e menjëhershëm të Haradinajt

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Jean- Jacques Urvous lidhur me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në letër, Manjani shkruan se shteti serb ka keqpërdorur aksesin në Interpol për qëllime politike.

“Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se zoti Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë nga të dyja dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë si autoritet i themeluar nga OKB për këtë çështje. Si autoriteti qendror i përcaktuar për zbatimin e Konventës Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, do të vlerësoja i nderuar koleg mospranimin nga ana juaj të kërkesave për ekstradim të motivuara politikisht nga shteti serb. Gjithashtu, do t’ju lutesha që shqetësimi ynë t’u përcillej autoriteteve gjyqësore franceze për të mundësuar lirimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj”, shkruan ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Haradinaj pritet të qëndrojë 18 ditë në paraburgim derisa gjykata të marrë në shqyrtim kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e tij në Serbi në bazë të një urdhër-arresti të vitit 2014.

Please follow and like us: