Naomi Campbell çmend fansat me një foto në bikini
Naomi Campbell ka lumturuar 3 milionë e gjysmë fansat e saj, duke i uruar për Vitin e Ri dhe duke u shfaqur në një formë të jashtëzakonshme, pavarësisht se ka mbi shpinë 46 vite. Në profilin e saj në Instagram, modelja ka publikuar një foto që e shfaq në një plazh me një mini-bikini në një ‘tyl’ të hollë që i mbulon trupin.
“Pantera e zezë”, shkruan një frazë të Nelson Mandelës: “Duhet të përdorim kohën në mënyrë të shpejtë dhe të kuptojmë që ka gjithnjë kohë për të bërë mirë”.
Në diciturën e fotos së saj, lexohet edhe: “Gëzuar Vitin e Ri miqtë e mi. Faleminderit për mesazhet tuaja të bukura. Ju uroj një 2017-të të jashtëzakonshme”. Me postimin e saj, supermodelja ka mbledhur më shumë se 71 mijë ‘like’.
Please follow and like us: