Shpallet në kërkim Stresi
Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shpallur sërish në kërkim nga policia.
Burime nga policia thanë se Stresi ka realizuar një video duke qëlluar me armë së bashku me një shokun e tij.
Pas kësaj videoje, policia ka vendosur që ta shpallë në kërkim atë së bashku me shokun e tij që del në video.
NJOFTIMI
Më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:
– A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
– E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
• Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun”
• Një automjeti tip “Audi”
Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive” dhe “Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal.