Suzana Tahiri: Kur mediat “gjunjëzohen” nga hakerat
Media më e madhe shqiptare në Ballkan, e pasuar edhe nga disa portale të tjera, ka transmetuar një lajm për një lidhjen time me djalin e presidentit Thaçi.
Shkas për shkrimin ishte bërë një dialog mes meje dhe djalit të presidentit, që në fakt ishte një bisedë e trilluar hakerash dhe një komunikim i drejtpërdrejtë me një prej personazheve të cituar do të treste edhe mjegullën e së pavërtetës.
Kuptohet se është një shkrim i pavërtetë dhe këtë më mirë se kushdo e di personi i prekur prej tij. Natyrisht se nuk kam ndërmend të përgënjeshtroj asgjë, madje duke iu refruar një gruaja të madhe shqiptare, Shën Terezës, do thosha se i kam falur.
Megjithatë duhet thënë se jo të gjithë njerëzit janë si unë dhe i marrin seriozisht gjërat joserioze. Uë e kam vetë në dorë jetën time dhe me atë bëj çfarë të dua me kushtin e vetëm që të mos lëndoj askënd. Unë kam vërtet një lidhje shpirtërore me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kam gjithashtu një dashuri për Partinë Demokratike të Kosovës dhe liderin e saj historik Thaçi.
Por kjo nuk më bën të mos jem objektive për të shkruar për Lëvizjen Vetëvendosje, për partinë e Haradinajt, Isa Mustafajt apo të Pacollit, për klasën politike të përkatësisë shqiptare në Maqedoni, për orientimin properëndimor të shqiptarëve dhe për një sërë personalitetesh të rëndësishme, mes të cilëve Nënë Tereza, Ismail Kadare, Ibrahim Rrugova, Bekim Fehmiu, etj.