Albspirit

Media/News/Publishing

1967, letra e KQ, nusja jo me kalë te burri, por me taksi

Albanian Father and Bride off to WeddingNë vitin 1967, gëzimet familjare do të festoheshin sipas udhëzimeve që u dhanë përmes letrës së KQ të PPSH. Çfarë ndodhi me festat familjare, shndërrimi total i tyre? Për të zhdukur përfundimisht çdo gjurmë nga “mbeturinat fetare” në vitin 1967, Komiteti Qendror i PPSH u dërgon rretheve një letër për zëvendësimin e praktikave fetare me festat e reja socialiste.

Si do të zëvendësoheshin praktikat dhe zakonet e vjetra, festat në jetën e përditshme të njerëzve? Cilat ishin udhëzimet për këtë rast që lëshoi Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë?

Në kuadër të masave për revolucionarizimin e jetës, PPSH lëshon vendime dhe letra të hapura për të hequr nga kalendari i festave ideologjinë e vjetër feudo-borgjeze, si dhe atë fetare. Frymëzimi ishte fjalimi programatik i 6 shkurtit, që mbajti Enver Hoxha.

Cila ishte përmbajtja e letrës që KQ i PPSH u dërgoi rretheve mbi zëvendësimin e traditave fetare me festat e reja socialiste?

A kishte pengesa nga populli zëvendësimi i praktikave fetare me festat e reja socialiste? Si u hoqën festat e pagëzimit dhe synetllëkut nga organizimet e bujshme të familjeve shqiptare? Çdo gëzim u vendos të festohej nëpër lokale. Si do të bëheshin dasmat dhe ceremonitë e fejesës? Si do të festohen gëzimet familjare? Zbardhen për herë të parë dokumentet arkivore rreth letrës së KQ të PPSH, dërguar KP të rretheve mbi zëvendësimin e praktikave fetare me festat e reja socialiste.

 

Shkurti i vitit 1967 ka hyrë në historinë e Shqipërisë si vit kur u ndërmor fushata më e paparë e luftës kundër fesë dhe zakoneve të vjetra. Po në këtë muaj, pas fjalimit programatik të Enver Hoxhës, vijuan një sërë vendimesh të Komitetit Qendror të PPSH për zëvendësimin e praktikave dhe riteve fetare me festat e reja socialiste. Si do të bëheshin dasmat dhe ceremonitë e fejesës? Si do të festoheshin gëzimet familjare? Për herë të parë zbardhet një letër e KQ të PPSH dërguar komiteteve të partisë së rretheve për zëvendësimin e praktikave fetare me festat e reja socialiste.

 

***

 Festat familjare

Në jetën individuale të njeriut, ka shumë ngjarje dhe gjëra të shënuara që duhet t’i festojmë. Të tilla janë lindja, ditëlindja, hyrja në shkollë, hyrja në organizatën e pionierit, në rini, në parti, ushtri, dhënia e fletëlavdërimit, dekoratave etj. Të gjitha këto janë festa individuale, por ato jo vetëm që duhet t’i festojë familja, por në festimin e tyre duhet të marrin pjesë edhe nga kolektivi, edhe shokët, miqtë dhe të afërmit e tij. Në këto raste, përveç ceremonive familjare dhe vizitave për urim, organizatat e partisë, organizatat e masave, institucionet kulturale, shkolla etj., mund të organizojnë aktivitete të ndryshme gëzimi, si mbrëmje tematike, koncerte etj.

Në këtë kuadër mund të thellohen dhe të përhapen takimet e gjeneratave siç janë për shembull, takimet e ish-maturantëve të një shkolle me raste jubilesh, takime të ish-kufitarëve në postën e kufirit ku ata kanë shërbyer etj.

Një ngjarje me rëndësi në jetën e njeriut është fejesa dhe martesa mbi të cilën feja ka ushtruar ndikimet e saj shekullore. Si do të festohen këto tani? Kanë dalë mjaft pyetje që tregojnë se njerëzit kanë disa shqetësime. Njerëzit pyesin: A do të bëhen paskëtaj fejesa me shkesë, a duhet bërë darkë kur fejohet apo martohet, sa duhet të ftojë kur fejohen apo martohen, a mund ta marri nusen me kuaj apo me taksi, a duhet të bëjë pajë etj. Kuptohet, se për këto e të tjera pyetje receta nuk mund të jepen, por as indiferent nuk mund të qëndrohet.

Është e drejtë, që të rinjtë e të rejat ta zgjedhin vetë shokun e jetës, por kur këta edhe kur kanë simpati njëri me tjetrin nuk kanë guximin që t’ia shfaqin, pse të mos ndërhyjë një njeri i afërt i tyre ose pse të mos ua thonë prindërve të tyre dhe të arsyetohen me ta. Bile është e këshillueshme dhe ne duhet ta rekomandojmë dhe ti nxisim të rinjtë që t’jua thonë prindërve, dhe të kërkojnë ndihmën e tyre, dhe vetëm atëherë kur ndonjë prind është konservator, dhe nuk pranon, atëherë të rinjtë e zgjidhin vetë.

Fejesa apo martesa është gëzim familjar, prandaj edhe kolektivi duhet t’ia festojë. Ceremonia e fejesës apo e martesës, sipas rastit dhe dëshirës, mund të bëhet në klube ose në shtëpitë e kulturës ku shokët e të afërmit të kenë mundësi të përshëndesin çiftin e ri, të kërcejnë e të vallëzojnë. Sipas mundësisë, këtu mund të thirren edhe nëpunësit e gjendjes civile për të kryer veprimet zyrtare. Për komitetet ekzekutive duhet të marrin masat që të kenë diploma të veçanta, të pajisura mirë e bukur ku kryhet ceremonia e celebrimit. Atje mund të ketë edhe ndonjë gramafon ose magnetofon për të dhënë muzikë gazmore etj. Kur martohet një nga kolektivi i shkojnë në shtëpi e urojnë dhe i çojnë edhe ndonjë peshqesh simbolik. Vetvetiu, kuptohet se prindërit si të djalit ashtu edhe të vajzës, janë direkt të interesuar që fëmijët e tyre të fillojnë një jetë të mirë, ashtu sikur vetë fëmijët interesohen ta përgatisin këtë në sajë të punës së tyre, prandaj ata sipas mundësive të tyre dhe pa dëmtuar ekonominë, përgatisin sendet e nevojshme për të filluar jetën. Edhe darkë do të bëjë familja kur ka fejesë ose martesë dhe pjesëmarrja e ndonjë shoku dhe e ndonjë miku jo vetëm që nuk është e keqe, por përkundrazi e bën fejesën apo martesën më të gëzueshme. Sa do të ftojë në fejesë apo martesë, këtu recetë nuk jepet. Recetë është vetëm porosia e partisë që të mos bëhet ky gëzim shkak i dëmtimit dhe i shkatërrimit të ekonomisë. Kuptohet se kur nusja është larg, ajo do të merret qoftë me kuaj, qoftë me taksi. Ditën e dasmës, nusja të vishet sa më bukur e hijshëm.

Vdekja si ngjarja më e hidhur në jetën e njeriut, është shfrytëzuar gjithmonë nga klerikët si momenti më i përshtatshëm për të ushqyer tek njerëzit idetë skllavëruese të fesë, për të përforcuar ndjenjat fetare me anë të frikës dhe për të përhapur idetë reaksionare të ekzistencës të botës qiellore të mbi hënës. Për këtë qëllim, kisha dhe xhamia, duke iu përshtatur kohës, kanë shpikur dhe zbatuar ceremonira e shërbime fetare nga më të ndryshmet që kanë zënë rrënjë në ndërgjegjen e njerëzve të paformuar nga ana shkencore. Për të zhdukur këto zakone e praktika fetare, ashtu si në çdo aspekt tjetër, të luftës kundër fesë, edhe në këtë drejtim duhet të luftohet në mënyrë sistematike përmbajtja filozofike, idealiste dhe mistike e tyre, duke i zëvendësuar ato me ceremoni e shërbime të tilla, që të shprehet respekti për kujtimin e njeriut që ka vdekur si dhe kujdesi e inkurajimi për familjen dhe të afërmit që kanë pësuar fatkeqësi.

AQSH, viti 1967

 

 DASMAT DHE CEREMONITË E FEJESËS, VENDIMI PËR T’U BËRË NË SHTËPITË E KULTURËS

“NJË NGJARJE ME RËNDËSI NË JETËN E NJERIUT ËSHTË FEJESA DHE MARTESA MBI TË CILËN FEJA KA USHTRUAR NDIKIMET E SAJ SHEKULLORE. SI DO TË FESTOHEN KËTO TANI. KANË DALË MJAFT PYETJE QË TREGOJNË SE NJERËZIT KANË DISA SHQETËSIME. NJERËZIT PYESIN: A DO TË BËHEN PASKËTAJ FEJESA ME SHKESË, A DUHET BËRË DARKË KUR FEJOHET APO MARTOHET, SA DUHET TË FTOJË KUR FEJOHEN APO MARTOHEN, A MUND TA MARRI NUSEN ME KUAJ APO ME TAKSI, A DUHET TË BËJË PAJË ETJ. KUPTOHET, SE PËR KËTO E TË TJERA PYETJE RECETA NUK MUND TË JEPEN, POR AS INDIFERENT NUK MUND TË QËNDROHET.

ËSHTË E DREJTË, QË TË RINJTË E TË REJAT TA ZGJEDHIN VETË SHOKUN E JETËS, POR KUR KËTA EDHE KUR KANË SIMPATI NJËRI ME TJETRIN NUK KANË GUXIMIN QË T’IA SHFAQIN, PSE TË MOSNDËRHYJË NJË NJERI I AFËRT I TYRE, OSE PSE TË MOS JUA THONË PRINDËRVE TË TYRE DHE TË ARSYETOHEN ME TA. BILE ËSHTË E KËSHILLUESHME DHE NE DUHET TA REKOMANDOJMË DHE TI NXISIM TË RINJTË QË T’JUA THONË PRINDËRVE, DHE TË KËRKOJNË NDIHMËN E TYRE, DHE VETËM ATËHERË KUR NDONJË PRIND ËSHTË KONSERVATOR, DHE NUK PRANON, ATËHERË TË RINJTË E ZGJIDHIN VETË.

FEJESA APO MARTESA ËSHTË GËZIM FAMILJAR, PRANDAJ EDHE KOLEKTIVI DUHET T’IA FESTOJË. CEREMONIA E FEJESËS APO E MARTESËS, SIPAS RASTIT DHE DËSHIRËS MUND TË BËHET NË KLUBE OSE NË SHTËPITË E KULTURËS KU SHOKËT E TË AFËRMIT TË KENË MUNDËSI TË PËRSHËNDESIN ÇIFTIN E RI, TË KËRCEJNË E TË VALLËZOJNË. SIPAS MUNDËSISË, KËTU MUND TË THIRREN EDHE NËNPUNËSIT E GJENDJES CIVILE PËR TË KRYER VEPRIMET ZYRTARE”.

AQSH, VITI 1967

 

Please follow and like us: