Albspirit

Media/News/Publishing

Agjenti i dyfishtë / Punonte për UDB-në, si organizonte grupime të vogla ushtarake në Veri

Mëkatarët/ Nga libri më i bujshëm në këta 25 vjet për dosjet e Sigurimit të Shtetit, rrëfimi i kreut të Komisionit të Kontrollit të Figurave, Nafiz Bezhani

 

 

largea_spi1426172655

 

Nafiz Bezhani

(Testamenti i Kobrës)

 

 

Saliu nuk e priste të kishte një përgjigje kaq cinike dhe mori një pamje më serioze, duke përdorur një ton kërcënues:

-Unë flas në emër të CIas, zoti Mirko. Takimi im me zotin Lirim Dema është një rëndësie të veçantë. Në qoftë se ju nuk jeni i autorizuar për të më krijuar mundësitë e një takimi të tillë, kjo ka zgjidhje: mund t’i drejtohemi edhe Presidentit të Republikës!

Por Mirko përsëri nuk e përfilli kërcënimin e tij. Ai rrudhi buzët në mënyrën më mospërfillëse dhe i tha:

-Ju, zoti Hobson, kini kërkuar takim me mua për problemet që më përkasin mua. Në qoftë se kini problem që u përkasin të tjerëve, i kini të gjitha mundësitë për të takuar cilindo, bile edhe vetë Zotin President!

Ishte një situatë e nderë dhe krejtësisht e papritur për Saliun. Ai duhej me çdo kusht të realizonte qëllimet e tij, prandaj duhet të kërkonte rrugë të tjera. Provoi të vazhdonte diskutimin me një ton më pajtues, duke iu drejtuar Mirkos:

-Kërkova takim me ju, zoti Mirko, i bindur se kërkesat e mia mund t’i plotësonit, vetëm ju, por ndoshta nuk jemi mirëkuptuar. Për të qenë më të saktë, po e riformuloj kërkesën time: Në takimin e parë më kini informuar se në Kosovë gjendej një emigrant shqiptar i rëndësishëm, që ka qenë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Kukësit, i cili ka kaluar kufirin shqiptar 13 herë për të plotësuar detyrat që i kini ngarkuar ju, ndërsa sot më dhatë emrin e tij, Lirim Dema, por me një ndryshim, nuk ka qenë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Kukësit, por funksionar i pushtetit lokal. Për mua nuk kanë rëndësi postet që ka patur ai, por mundësitë konkrete të veprimtarisë së tij në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta. Është fjala, pra, për një emigrant politik shqiptar që ju i kini dhënë strehim të përkohshëm politik në Jugosllavi. Kjo figurë e rëndësishme, përbën një interes të madh edhe për CIA-n, prandaj kërkesa ime është: a mund ta takoj personalisht zotin Lirim Dema, ose në prezencën tuaj, ose në prezencën e një personi të tretë të besuar nga ju?

Këtë herë Mirko u tregua krejt ndryshe, ndoshta për të shmangur një përplasje tjetër që mund të sillte pasoja për të. Pa i kthyer asnjë përgjigje Saliut, ngriti receptorin e telefonit dhe pasi formoi një numër pyeti:

-Do të shkoni nesër në Kosovë ?

-Po, por shumë vonë.

-Shiko, zoti Muhamet. Këtu kam zotin Hobson, që ju e njohët gjatë vizitës që bëri muajin e kaluar. Ai dëshiron të takohet me Lirim Demën. Me qenë se unë jam shumë i zënë, duhet ta shoqëroni ju, gjatë rrugës dhe në bisedimet e tyre.

-Dakord, Zoti Mirko, por Lirim dema nuk është në Kosovë. Ai ka më se 10 ditë që ka shkuar në Itali, për një takim me emigrant që po stërviten për të zbarkuar në Shqipëri.

-Dhe ti e lejove të largohet?

-Po, zoti Mirko, për shkak se ai ishte thirrur aty për të parë mundësitë e bashkëveprimeve. Por unë ju siguroj se ai do të kthehet shpejt, ndoshta brenda muajit. Ai e ka të domosdoshëm kthimin e tij në Kosovë, zoti Mirko, prandaj mos u bëni merak.

Mirko mbylli telefonin dhe ju drejtua Saliut:

-Siç e dëgjuat, zoti Hobson, jeni pa fat, Lirim Dema ka shkuar në një takim që po organizohet në Itali në grupet e tjera antishqiptare. Siç e vutë re, nuk më mungoi predispozicioni për t’ju ndihmuar, por kjo ishte krejtësisht e pamundur. Kthehuni muajin tjetër, atë do ta gjeni pa tjetër dhe do të kini çdo ndihmë të nevojshme.

Problemi u bë më serioz, më i ndërlikuar dhe më i ngutshëm. Saliu kishte dijeni për grupin e emigrantëve politikë shqiptarë që stërviteshin në Itali, për veprime terroriste brenda kufijve të Shqipërisë dhe takimin me Lirim Demën e shihte si një shkallëzim serioz të kësaj rrezikshmërie, prandaj duhej më çdo kusht të zbulonte dhe të pengonte çdo veprimtari të tyre. Por ai gjendej para shumë të panjohurave: veçanërisht nuk dinte vendin e takimit dhe pjesëmarrësit në takim. Ndërsa për të kaluarën e Lirimit ai kishte marrë informacion të plotë. E kishin njoftuar se nga Kukësi nuk është arratisur asnjë funksionuar i lartë i pushtetit lokal.

Figuron në listën e të arratisurve për krime ordinere vetëm Lirim dema, ish furnitor i mensave të punëtorëve në NSHFP, për shkak se gjatë një kontrolli financiar që i ishte bërë ndërmarrjes, ishin zbuluar shumë falsifikime të dokumentacionit të bërë nga ai për qëllime përfitimi. I bindur se do të procedohej dhe do të dënohej me burg, ai vendosi të arratisej për në Kosovë. Por para se ta bënte këtë, Lirimi kreu edhe një aksion tjetër. Ditën që do të paguheshin punëtorët, ai i zuri pritë makinës që sillte rrogat e punëtorëve dhe pasi vrau shoqëruesin e makinës që sillte rrogat e punëtorëve dhe pasi vrau shoqëruesin e armatosur, Mark Nikollën mori çantën e mbushur me lekë që mbante në duar llogaritarja e shokuar nga ky veprim kriminal dhe u fut në pyll.

U deshën më shumë se 30 minuta që makina Gaz-51, me trupin e pajetë të Mark Nikollës të shkonte në Degën e Punëve të Brendshme, u bë menjëherë alarmi. Reparte të ndjekjes u vunë në kërkim të tij. Në gjendje alarmi dhe vigjilence të veçantë u vunë edhe kufitarët, por krimineli Lirim Dema kishte kaluar kufirin sit ë kishte qenë me helikat e helikopterit. Ai e njihte mirë të gjithë atë zonë dhe u kishte shpëtuar mrekullisht reparteve të ndjekjes dhe rojeve kufitare. Pasi kishte kaluar kufirin, atë e kishte marrë në pyetje menjëherë një funksionar i UDB-së, jugosllave, dhe pasi kishte firmosur procesverbalin me pyetjet që i ishin bërë, firmoi edhe një deklaratë, në të cilën pranonte t’i shërbente IDB-së Jugosllave, të zbatonte me përgjegjësi çdo urdhër të saj, të ruante konspiracionin dhe t’i qëndronte besnik për gjithë jetën kësaj deklarate. Në fund të kësaj deklarate thuhej se për çdo shkelje të vullnetshme dhe të qëllimshme të kushteve të mësipërm, do të përgjigjej penalisht.

Saliu u kishte besuar deklarimeve të Mirkos se Lirimi kishte kaluar kufirin për 13 herë, për shkak se ai e njihte mirë këto zona, bile dhe shtigjet e dhive. Ndoshta mund të kishin vërtetësi dhe deklarimet e tij se kishte krijuar grupime të vogla ushtarake, të cilat i kishte pajisur me armatime të dhuruar nga UDB, për shkak se malësorët i kanë pasur gjithmonë në zemër armët dhe i kanë pranuar. Por, sidoqoftë, nuk duhet të mos vlerësohet shkalla e rrezikshmërisë së tij, prandaj, sa më parë që të ishte e mundur, duhej të sigurohej takimi i Saliut me të. Problemi u bë edhe më serioz kur mori njoftimin se Lirimi po planifikon një aksion të përbashkët me grupet e tjera që ishin në Itali, prandaj duhej që kësaj situate t’i dilte përpara, për të penguar çdo veprim terrorist, ose, në qoftë se kjo nuk do të ishte e mundur, të siguronte një informacion të plotë për të gjitha veprimet e planifikuara, për të cilat duhet të njoftonte organet kompetente për të marrë masat e nevojshme. Para së gjithash ai duhet të njihte me saktësi vendin ku ishin mbledhur këto grupe dhe, pas kësaj, të krijonte mundësitë për të mësuar planin e tyre. Por çelësi i këtyre veprimeve gjendej në duart e Muhamet Ymeroviqit, që kishte lidhje personale me Lirim Demën dhe duhet të dinte diçka, më shumë për këtë takim, të paktën për vendin e takimit.

Saliu vendosi të hante drekën në restorantin e hotelit ku flinte dhe të qetësohej pak duke qëndruar në shtrat. E ndiente veten të lodhur, më shumë nga pesha e shqetësimeve që pati nga takimi me Mirkon. E kishte të pamundur të përziente nga mendja ato skena të frikshme që përfytyroi pas atij takimi. Në Beograd, ai kishte planifikuar të qëndronte tre ditë, por për situatën që ju krijua, duhet të vepronte shpejt. Mendoi, për një çast një zgjidhje të guximshme, të kërkonte takim me Muhametin, por kjo kishte edhe rreziqet e saj, për shkak se Muhameti kishte dhënë prova se ishte një konformist fanatik i Mirkos. Në qoftë se ai rastësisht apo edhe qëllimisht do të vinte në dijeni Mirkon, pa dyshim që ai do të zemërohej dhe ndoshta do të dyshonte për qëllimet e kësaj vizite të paplanifikuar. Prandaj Saliu vendosi të provojë për ta takuar gjoja rastësisht, duke qëndruar në pritje përballë selisë qendrore të UDB-së, që gjendej në rrugën “Bundicev Vanac”, nr. 5 deri sa të shikonte daljen e Muhametit e ta takonte “rastësisht” atë. Për një takim të tillë nuk kishte arsye të dyshonte shefi Mirko. Dhe me këtë mendim u çua nga shtrati, i hodhi një grusht ujë syve, u vesh dhe doli. E shëtiti në trotuarin përballë UDB-së, me dhjetra herë, por Muhameti nuk dukej dhe ajo që e bënte më nervoz ishte fakti që nuk dinte asgjë për të, ishte vallë në zyrë apo kishte dalë. Vendosi të shkonte te oficeri i rojës për ta pyetur. Pikërisht në këtë kohë zbret nga makina Muhameti dhe bën të hyjë në portë. Saliu i doli përpara, shkëmbeu me të disa fjalë të zakonshme dhe e ftoi për të pirë një çaj në bufenë përballë zyrës. Muhameti nxitoi t’i kërkonte ndjesë Saliut, që nuk i krijoi dot mundësinë për të shkuar bashkë në Kosovë, duke i dhënë edhe shpjegimet përkatëse:

-Më erdhi keq, shumë keq, që nuk munda t’ju takoja me Lirimin, por ai nuk është në Kosovë. Unë kam për të shkuar nesër aty dhe ju ftoj të vini si mik i familjes time, por Lirimin nuk mund ta takoni se është në Itali.

-Faleminderit, për ftesën, por unë duhet të takoja pa tjetër Lirimin. Është fjala për një vizitë sekrete që duhet të bëj unë në Shqipëri, për të shikuar mundësinë e organizimit të një Kuvendi. Për këtë duhet të bisedoj edhe me Lirimin, për të kërkuar ndihmën e tij, veçanërisht për kalimin e kufirit.

-Ai, më tha se do të qëndronte në Itali për një muaj, por në qoftë se nguteni, atë edhe mund ta gjeni, ju jap unë numrin e telefonit të gazetarit Njekov dhe bisedoni vet me të. Unë nuk di gjë, zoti Hobson, ju betohem që nuk di asgjë se ku ka shkuar. Ai më tha vetëm kaq: “Do të jetë takim i bukur se do të bëhet buzë Adriatikut”

-Por për deri sa nuk e dini juve, nga duhet ta dijë Zoti Njekov? – pyeti Saliu me dyshim.

-Me sa di unë, ai do të takonte patjetër Njekovin. E ka takuar dhe herë të tjera, në Kosovë dhe Beograd. Ndoshta kanë interesa financiare të përbashkëta.

Takimi i Saliut me Muhametin, ishte shumë i dobishëm. Ndonëse u duk një bisedë pa asnjë zgjidhje, në të vërtetë ajo u hapi rrugën zhvillimeve të mëtejshme tepër të rëndësishme dhe të bujshme. Nga biseda e sinqerta me Muhametin kishin dalë të qarta koordinatat e zbulimit të veprimtarisë të grupeve ku kishte shkuar Lirimi, si dhe lidhjet e tyre jo vetëm me UDB-në dhe Sizmin, por edhe me KGB-në, e Bashkimin Sovjetik, nëpërmjet poliagjentit potencial Njekov, i njohur në publik si kryeredaktor i revistës Dielli. Me këto të dhëna interesante, Saliut ju krijuan mundësitë që jo vetëm të zbulonte vendin ku ishin mbledhur këto grupe, por njëkohësisht të merrte masa efektike për të penguar veprimtarinë e tyre terroriste në Shqipëri.

Please follow and like us: